Alarm terrorist në Belgjikë mbyllen të gjitha stacionet e metrosë

0
146

 

terrorizemTë gjitha stacionet e metrosë do të qendrojnë të mbyllura sot në Bruksel, njoftoi kompania publike e transportit (Stib), pasi Belgjika vendosi nivelin maksimal të alarmit terrorist për shkak të një kërcënimi të mundshëm. Metrotë do të jenë të mbyllura të paktën deri të dielën.“Sipas rekomandimit të qendrës së krizës të Shërbimit Publik Federal të Brendshëm, të gjitha stacionet tona të metrosë (…) do të qendrojnë të mbyllura sot. Ky është një parandalim”, njoftoi sot “Stib” në faqen e tij të internetit.Qytetarët janë lajmëruar gjithashtu që të shmangin zonat ku ka popullsi të madhe dhe të mos frekuentojnë qendra tregtare apo objekte të tilla të ngjashme. Salah Abdeslam, njëri nga terroristët e sulmit vdekjeprurës në Paris, besohet se është parë në Bruksel, ku dhe fshihet. Mediat kanë raportuar se ai maskohet për të mos u njohur.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here