Prokuroria Franceze/Organizatori i dyshuar i atentateve, Abaaoud, ka vdekur

0
117

aaaaaaaaaaaaaa

 

I dyshuari si koka e organizimit të terroristëve në Paris, Abaaoud, siç komunikoi Prokuroria në Paris është vrarë në veri të Parisit gjatë aksionit të policisë.

 

Një ndër viktimat e gjetura në banesën ku të mërkurën (18.11) ndërhyri policia franceze në Paris, është identifikuar si islamisti belg Abdelhamid Abaaoud, vuri në dukje Prokuroria e Parisit. “Ishte kufoma, që ne gjetëm në ndërtesë”, – thuhet në një deklaratë. Trupi ishte shpuar prej breshërisë plumbave, 28-vjeçari belg nga lagjja e Brukselit Molenbeek dyshohet se ka organizuar sulmet në Paris, gjatë të cilave të premten (13.11) e kaluar u vranë 129 vetë.

                                                          

Ekzaminime të tjera

Njësitë speciale të mërkurën (18.11) mësynë në një apartament të dyshimtë në lagjen periferike të Parisit Saint Denis, ku dyshohej se qëndronte Abaaoud. Policia franceze kishte marrë të dhëna nga telefonata të përgjuara se Abaaoud-i mund të ndodhej në një banesë në Paris.

Gjatë aksionit të policisë pati dy të vdekur: me sa duket një grua ka hedhur veten në erë me një jelek me lëndë shpërthyese. Ekzaminimi i kufomës do të sjellë më shumë qartësi lidhur me identitetin. Përveç kësaj është gjetur edhe një trup i shpuar nga breshëri plumbash.

Ky trup mbi bazën e gjurmëve korrespondon me islamistin Abaaoud, deklaroi prokuroria. Gjatë aksionit të policisë u arrestuan tetë vetë, që dyshohen si të implikuar në sulmet e përgjakshme terroriste në Paris. Në fakt dyshohej, se Abdelaaoud qendron në Siri. Islamisti më i kërkuar i Belgjikës, që ka luftuar për Shtetin Islamik në Siri, ka prejardhje marokene. Ai jetonte në lagjen e Brukselit Molenbeek, që konsiderohet si epiqendër e islamistëve.

Një ditë më parë (17.11) gazeta e njohur e SHBA “Washington Post” duke iu referuar sipas saj një njoftimi dy punonjësve evropianë të rangut të lartë të shërbimit të fshehtë, vuri në dukje, se i dyshuari si kryeterrorist Abdelhamid Abaaoud ka vdekur. Hollësi të tjera “Washington Post” nuk bëri të ditur.

 

Pengohet me sa duket një atentat i ri

Aksioni antiterror u ndërmor pesë ditë pas atentateve të Parisit me 129 të vrarë. Sipas të dhënave të reja, atentatorët krijuan tri grupe me secili trieanëtarë. Njëra nga komandot do të sulmonte Stade de France, tjetra vrau 89 vetë në sallën e koncertit Bataclan, një e tretë hapi zjarr pa dallim kundër njerëzve në kafene dhe restorante.

Shtatë atentatorë u vranë në atentate, dy të tjerë besohet se ndodhen në arrati. Autorësinë e atentateve e mori përsipër Shteti Islamik. Qeveria franceze bëri të ditur se janë identifikuar të gjitha viktimat e atentateve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here