Në Mali ,përfundon pengmarrja

0
162

 

mmmZyrtarët e Qeverisë në Mali kanë thënë se forcat speciale i kanë dhënë fund rrethimit të një hoteli luksoz në kryeqytetin Bamako, ku janë mbajtur peng më shumë se 100 persona.Ministri i Sigurisë, Salif Traore, ka thënë se trupat e Malit, të mbështetura nga forcat speciale amerikane dhe franceze, kanë hyrë në hotelinRadisson Blu dhe “kanë zhdukur” ekstremistët islamikë nga zona.Ka raporte për disa trupa në hotel, por është e paqartë se sa kanë vdekur në incident.Së paku shtatë amerikanë kanë qenë në mesin e pengjeve.Franca ka nisur një operacion ushtarak kundër ekstremistëve islamikë në veri të Malit në janar të vitit 2013.Forca e Kombeve të Bashkuara në Mali ka marrë përgjegjësitë për sigurinë në këtë vend nga trupat franceze dhe afrikane në korrik të 2013-ës.Traore ka thënë se së paku dhjetë persona të armatosur besohet se kanë sulmuar hotelin mëngjesin e sotëm, duke thirrur “Allahu Akbar” ose “Zoti është i madh”.Ambasada amerikane në Bamako u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë dhe personelit të saj që të “gjejnë strehim”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here