Veshjet popullore në krahinat e Tropojës

0

 

Loading...

4 Malësia e Gjakovës është e pasur me veshje popullore. Disa prej tyre kane origjine tejet te moçme : si veshja me xhublete e grave te Nikaj-Merturit : veshja me tirq zhguni te bardhe dhe me ngjyre kafe dhe e zeze ; jeleku apo xhamadanë ; veshja e ngushte dhe e gjane për gratë etj. Veshjet popullore janë elementi thelbësor, shenje dalluese e një populli : Dhe me tej :Në Malësinë e Gjakovës tradicionalisht janë përdorur dhe ende vazhdojnë te përdorën shumë variante veshjesh popullore.Për burrat përdorën veshjet me tirq dhe me kapuçin e bardhe te kokës gjysmesferik.Larmia me e madhe ekziston te veshjet e grave. Tiparet kryesore janë ; Veshja e “ngushte ”dhe veshjet me” pështjellak te gjane”, te cilat janë mbizotëruese, veshja me “lidhce e marhame” që përdorën në fshatin Zogaj, si dhe veshja me “xhublete” e përdorur në Nikaj-Mertur, e në fshatin Rragam e Valbone.Veshja e ngushte dhe elementet përbërës te saj-këmisha e gjate deri me 10 kinda (kindat fillojnë nga mesi e poshtë). 3Gjokesi i këmishës i qëndisur me pe me ngjyra apo me rrueza e me xhixha. Mangët te shkurtra deri te bërryli, te gjera dhe te veshura me ojme (punim me dore) ; Mange këmishe te ngushta te zogu i dorës deri te bërryli e që mbuloheshin nga pjesa tjetër e këmishës që vine nga supet. Në pjesën e pare te zogut te dorës punohet me cope te zeze. Zaprega-kështu është quajtur por do te thotë përparëse (vjen nga serbishtja) vendoset në pjesën e përparme te femrës në distance te vogël nga beli. Mbahet nga dy toja te derdhura që kapen në dy cepat e kundërt te zapreges sipër e që lidhen në mes prapa, në krysa. Pështjellaku i mram-vendoset në vithe mbrapa. Shoke-shoka vendoset prapa pjerrtas diagonal në krysa poshtë belit, cope e qëndisur e tera me ornamente te ndryshme me rrueza, tehri, xhixha etj. Krahoçe-krahoçja është e punuar me gajtan 3-4-5 fije te qepura gashke. Dy shpatullat mbërthehen nga ajo dhe kryqëzohet mbrapa në shpatulla. Çorape-çorapet punohen në kërrabëza, për vajza me pe te bardhe, dhe për nuse me peje me ngjyra që vine deri poshtë gjunit.Meste-mestet bëhen me kërrabëza me pe leshi dhe qëndisen me ojnë te ndryshme. Opinga-opingat, shtrojat me lëkure lope, te bëra anash me dredhe (lëkure e prere si spango). Pjesa e sipërme e punuar me qëndisje me peje me ngjyra te ndryshme. Veshja e gjane e grave – Kjo veshje ka edhe komponentë te vet. Këmishe bëzi, me krahë te shkurtër deri në bërryla dhe te gjere, e qëndisur. E gjate deri në kofshët. Pjesa para në gjoks është e qëndisur me peje me ngjyra dhe me rrueza. Pështjellaku i gjane – pështjellaku i gjane punohet në vegje (me pe leshi). Rrudhosja (pale pale) behet me një teknike që e ruan përgjithnjë ketë 2valëzim, fizarmonikë. Ai zbukurohet me rrueza e me xhixha. Në fund i ngjitet një shirit, jo i gjere, zbukurues i bardhe. Mitan pa mange – mitani punohet me cope te zeze apo kafe futet në dy krahët, por nuk komcohet dhe nuk ka mange te gjata. Është i shkurtër sa nuk arrin deri në bel. Në zonën Nikaj – Merture veshja e grave ndryshon. Ato vishen me xhublete, jelek me theke, breze serme, çorap leshi te zeza, opinga lëkure, shami me theke dhe zbukurime serme. Veshja e vajzave – veshja e vajzave përbehet : këmishe brej beze, e bardhe, e thjështë, me mange te gjata e kamcuar në zoge te dorës deri poshtë gjunit dhe pa zbukurime. Veshja e burrave – Në kompletin e veshjes se burrave bëjnë pjesë : Tirq – tirqit punohen cope prej leshi në vegje, kalohet në vajavice, shkelet dhe kthehet në zhgun. Këmishe – këmisha beze me mange te gjata, gryka e hapur dhe e punuar me gjendisje me një dizajnë te lehte me pet e bardhe. Xhamadan – xhamadani me mange te gjata prej zhguni i bardhe, i zi apo kafe. Jelek – jeleku përbehej prej 1shtroje cope e zeze apo kafe e mëndafshte dhe e qëndisur gryket, gjoksorin dhe mëngët me fije te trasha mëndafshi me ngjyre ari. Shoke e shalle – shoka punohet prej leshi në vegje e kombinuar me pet e ngjyrosur afërsisht me ngjyrat e ylberit, e gjate sa sillet disa here rreth mesit, edhe shala e gjate sa edhe vete shoka. Kapuç apo plis i bardhe në forme sferike-i rrumbullakësuar sipër vihet në koke mënjan, cepi i vjen në vetull te syri, rreth kapuçit lidhet diagonal një shami e zeze, në zonën Nikaj-Mertur shamia mbahej e kuqe. Malësia e Gjakovës është një ndër trevat që dallohet edhe për shumllojsherine e varianteve, te ngjyrave dhe te motiveve te kostumeve popullore. Kostumi popullore e hijeshon dhe e bën me krenar, e madhështon gruan dhe burrin, djalin dhe vajzën.

 

Loading...

Lini nje pergjigje