Superliga Shqiptare/Partizani ndalet në Vlorë, Teuta zhyt Vllazninë në kriz

0
336

 


partiiTë kuqtë kryesues janë ndalur nga skuadra e Flamurtarit, duke u mjaftuar vetëm me një pikë

 

Durrsakët kanë arritur të marrin tri pikët pas një penalltie të kontestuar shumë nga shkodranët

 

Superliga Shqiptare ka vazhduar me ndeshjet e saj pas pushimeve për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare. Partizani ndalet te nëntë fitore radhazi. Të kuqtë nuk fitojnë dot në Vlorë ndaj Flamurtarit, pas një ndeshjeje shumë fizike dhe me pak raste, presioni i minutave të fundit i kryeqytetasve ishte i pamjaftueshëm për t’i dhënë tri pikët skuadrës së Starovës në një transfertë delikate, ku kuqezinjtë arritën t’i jepnin fund një serie negative me dy humbje radhazi. Kryesuesit e Superiores kërkonin fitoren e 10-të radhazi në Vlorë dhe fillimi sfidës u duk sikur ishte i vrullshëm me Mazrekajn që bëri një veprim të lartë teknik pas vetëm 65 sekondash lojë, por goditja e tij nuk ishte e saktë. Gjesti i Mazrekajt ishte megjithatë vetëm një shkëndijë, pasi dy ekipet u kufizuan në lojë mbrojtëse dhe pjesa e parë kaloi me vetëm ndonjë goditje sporadike nga distance, siç ishte ajo e minutës së 20-të me Morinën. Ndërsa të vetmen goditje në kuadrat Partizani e regjistroi në të 24-ën kur Halilaj ndërhyri dy herë për të shpëtuar portën. Mundësia e fundit në këtë fraksion ishte një tjetër goditje e Trashit dhe ajo e përfunduar jashtë. Pjesa e dytë sërish pati një fillim të ngadaltë. Partizani të parin goditje nga këndi e regjistroi në minutën e 56-të, por ky moment nuk është se solli rrezikshmëri. Flamurtari madje humbi dhe Lenen dhe Tsakhadazen për ndeshjen e javës së ardhshme me Laçin, pasi u ndëshkuan me të verdhë. Me kalimin e minutave Partizani shtoi ritmin dhe në të 68-ën, Fazliu u zgjat për golin e epërsisë por nuk devijoi dot në portë. Në të 72-të, Mazrekaj bëri gjithcka mirë në driblim por goditjen e pati të lehtë duke mos hapur shumë probleme për Halilajn. Flamurtari u përgjigj në të 78-ën, me Grecën por dhe shënjestra e tij ishte e pasaktë. Mazrekaj që ishte më i rrezikshmi te të tijtë ju afrua golit në minutën e 84-t me një goditje dënimi, por gjeti gati Halilajn. Ndërkohë që në të 87-ën u ndëshkua me të verdhë dhe Ibrahimi, që u pasua dhe nga Racic, e të dy lojtarët do të mungojë ndaj Vllaznisë në fundjavë. Minutat e mbetura nuk prodhuan gol me Partizanin që e ndërpreu serinë e fitoreve pikërisht përballë skuadrës ndaj së cilës e nisi në javën e dytë-të Flamurtari, por duke ruajtur gjithsesi kreun e Superiores deri të dielën pavarësisht rezultatit që Skënderbeu do të bëjë përballë Kukësit në transfertë.

Nuk ka fund kriza e Vllaznisë. Skuadrën shkodrane nuk e ndihmoi as kthimi pas shtatë muajsh në shtëpi për të rigjetur fitoren në kampionat. Ndaj Teutës në “Reshit Rusi”, vendosi një gol i shënuar me 11-metërsh nga Hodo, pas një vendimi të gjyqtarit Sadiku që u kontestua ashpër nga vendasit. Edhe pse Vllaznia luante në Shkodër tifozët vendas nuk e mbushën në kapacitet të plotë “Reshit Rusin”, kur edhe rrjeta e njërës prej portave kishte nevojë për rregullim para se gjyqtari të sinjalizonte nisjen e takimit. Në mungese të uruguajanit Sosa, Grima i besoi një fanellë titullari në fazën sulmuese Pavecevicit, ndërsa në vend të Krymit u aktivizua Haxhibulic. Vllaznia iu afrohet rrezikshëm zonës së Teutës pa u mbushur një minutë loje, teksa tentativa me roveshatë e Kalajës, u kontrollua pa shumë probleme nga Mocka. Loja u ndërpre për disa minuta kur ishte mbushur çerek ore lojë për t’u ardhur në ndihmë Haxhibulicit të Vllaznisë dhe Bruno Ditës së Teutës, të cilët u dëmtuan në një dyluftim ajror. Grima detyrohet të bëjë një ndërrim duke aktivizuar Kapaklijën në vend të Haxhibulic. Në të 22-ën, në zhvillimet e një rivënie anësore Musta nuk e shënjestroi si duhet portën vetëm pak metra larg vijës fatale. 4 minuta më pas një aksion i shpejtë nga e djathta e sulmit të Vllaznisë nuk u finalizua si duhet nga Arberi, që goditi jashtë. Në minutën e 35 -të rreziku u zhvendos në portën e Vllaznisë, ku Dragojevic duhej të ndërhynte me kembë për të neutralizuar goditjen e Maganit. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, por në fraksionin e dytë pikërisht në të 54-ën, Teuta fitoi një 11-metërsh pas rrëzimit në zonë të Shakllës. Nuk ka asnjë dyshim gjyqtari Sadiku, i cili ndëshkon me karton të verdhë tre futbollistë të Vllazninë për protestë. Goditjen nga pika e bardhë e mori përsipër Hodo, me Dragojevic që nuk i kupton as krahun futbollistit durrsak. Goli i shënuar i dha qetësi skuadrës durrsake, ndërsa kuqeblutë ishin të paqartë në fazën sulmuese. Në minutën e 75-të Grima hodhi në fushë sulmuesin Martinez në vend të Kalajës, por asgjë nuk ndryshoi deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit Sadiku, pavarësisht se Vllaznia ishte e pafat në të 86-ën, kur goditja me kokë e Pavicevic u devijua vështirësi nga Mocka. Me këtë humbje Vllaznia e komplikon edhe më shumë situatën në tabelën e renditjes, pasi kjo disfatë e zbret në vendin e fundit, me vetëm 5 pikë në 11 ndeshje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here