Parlament:Rama jo i pranishëm, Berisha “shfrytëzon postin për të hapur ekspozitë me zhgarravinat e tij nëpër botë”

0
135

 

 

 

bbbbbMungesa e Kryeministrit Rama dhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta në seancën   Parlamentare, nuk kaloi pa zhurmë. Përmes kreut të grupit të PD Edi Paloka e më pas përmes ish-Kryeministrit Berisha, opozita i kërkoi llogari nën/kryetares së Kuvendit Valentina Leskaj për vendndodhjen e Kryeministrit dhe kërkuan që të ishte i pranishëm në seancë.Leskaj sqaroi se Rama ndodhet në një vizitë në Turqi. Kurse ish-Kryeministri Berisha tha se Kryeministri shfrytëzon postin për të hapur ekspozitat e tij të pikturave. “Duam sqarime ku ndodhet Kryeministri. Një njeri që gjithë jetën nuk hapi dot një ekspozitë dhe tani shfrytëzon postin për të hapur ekspozitë me zhgarravinat e tij nëpër botë”, tha Berisha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here