Kërcënim për terrorizëm:Presidenti Nishani zhvilloi takim me kreun e SHISH Visho Ajazi Lika

0

 

 

 

pppPolicia e Shteti ka marrë masa shtesë dhe ka nxjerrë edhe armët e rënda nga sirtarët për të ju kundërvënë sinjalizimeve të mundshme për ndonjë atentat në vendin tonë.Për këtë arsye, presidenti Bujar Nishani ka zhvilluar një takim tjetër me kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika. Ky i fundit është parë rreth mesditës të hyjë në presidencë. Sipas të dhënave  Ajazi ka raportuar tek presidenti i Shqipërisë të dhënat dhe informacionet që SHISH disponon për kërcënime të mundshme që mund të jenë për vendin tonë.Gjatë paradites së sotme u bë e ditur se policia është njohur me informacione të reja për sulme dhe ka rritur nivelin e gatishmërisë, duke kaluar në atë më të lartën.

 

Lini nje pergjigje