Deputetja e LSI-së/Caka: Ngritja e akcizës për birrën vendase do të falimentojë fabrikat, pse ministrat e LSI-së s’reaguan?

0
132

 

 

caDeputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka, reagoi dje ndaj projektbuxhetit të qeverisë që parashikon rritje të akcizës për birrën vendase. Sipas deputetes së partisë së Metës, me këtë vendim fabrikat e birrave në Shqipëri do të falimentojnë dhe do të ngelen pa punë qindra shqiptarë. Po ashtu, në reagimin e saj kritik ndaj qeverisë, Caka nuk ngurroi të shprehte edhe një notë proteste për ministrat e LSI-së në kabinetin qeveritar. “Absurditet apo lapsus?! Qeveria i ngre akcizën birrës vendase, ndërsa i ul akcizën birrës së importit. Efekti në buxhet duket qartë që do të jetë zero, do të kemi vetëm falimentim të fabrikave vendase, mbyllje të tyre dhe qindra shqiptarë që punojnë në to, do të mbeten pa punë. Nuk kuptoj se si ministrat e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk i ngrenë në qeveri këto probleme kaq të qarta!!!”, – shkruante deputetja e LSI-së në “FB”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here