Bosnjë: Sulm emërohet si “akt terrorist

0
137

 

bbBosnja, një nga vendet më të varfra në Evropë, vazhdon të vuajë ndarjet e thella etnike dhe fetare që nga lufta e viteve 1990.Sulmi dhe vrasja e dy pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Bosnje dhe Hercegovinës, në rajonin Rajlovac, është akt i terrorizmit, ka thënë Prokuroria e Bosnjës.”Hetimet e mëtejshme do të përcaktojnë rrethanat që lidhen me kryesin e këtij krimi, me ndihmësit e tij të mundshëm dhe motivin”, thuhet në deklaratë.Një person i armatosur ka vrarë mbrëmjen e kaluar dy ushtarë dhe ka plagosur pesë persona të tjerë në periferi të Sarajevës.I armatosuri ka vrarë veten, pasi policia e Bosnjës ka rrethuar shtëpinë në të cilën është fshehur.Sulmi ka ndodhur në një dyqan të basteve.Sulmuesi është identifikuar si Enes Omeragiq.Mediat në Sarajavë kanë raportuar se ai ka qenë mbështetës i lëvizjes Salafi, një ideologji ultrakonservatore e Islamit, e cila shpesh promovon xhihad të dhunshëm.Bosnja, një nga vendet më të varfra në Evropë, vazhdon të vuajë ndarjet e thella etnike dhe fetare që nga lufta e viteve 1990.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here