Balotelli mungon për një muaj

0
260

 

bbbbbbbbbbbbbbbbbbbbMario Balotelli i është nënshtruar një operacioni në Mynih, dhe nuk do të kthehet në fushat e blerta edhe për një muaj, njofton klubi i tij Milan. Balotelli është i lënduar që nga shtatori, dhe që nga ajo kohë nuk ka mundur të luajë asnjë minutë. Për ta kaluar problemin, sulmuesi i Milanit u desh që t’i nënshtrohej një intervenimi kirurgjik. Në fillim është menduar se ‘Super Mario’ do të mungonte rreth tre muaj, por klubi kuqezi, në një komunikatë zyrtare në faqen e internetit, ka njoftuar që sulmuesi do të kthehet pas afro katër javësh. “Mario Balotelli i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në Munih”, thuhet në deklaratën e klubit. “Operacioni është kryer me sukses dhe faza e rikuperimit është caktuar të jetë rreth katër jave, përveçse nuk shfaqen komplikime të tjera”, thuhet në njoftimin e klubit italian.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here