Protesta e të larguarve nga puna/ Olli: U zëvëndësuan profesionistët me militantë

0
131

olli

 

Këshilltarët e djathtë të bashkisë së Tiranës kanë protestuar sot para Kryeministrisë kundër shkarkimeve të mbi 300 punonjësve vetëm në bashkinë e Tiranës dhe të qindrave të tjerë në institucione të tjera.Kryetari i këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Leonard Olli, tha sot për mediat se të shkarkuarit po zëvendësohen me militantëve të PS-së, por jo vetëm militantë dhe ndaj tyre po ushtrohet diktatura e urisë.Nga ana tjetër, këshilltarët e mazhorancës po marrin vendime me forcën e kartonëve në heshtje dhe pa asnjë debat.
“Janë bërë mbi 300 pushime pa logjikë, pa transparence, – tha Olli. – Madje anëtarët e mazhorancës në Këshillin Bashkiak, në pazar dhe em forcën e kartonëve, po tentojnë të kalojnë vendimet pa debate. Nga 300 pushime në total nga puna, 50 janë vetëm nga Agjencia e Mbrojtjes së Territorit.Jemi para një fakti të frikshëm, diktaturës së urisë, që është kthyer në mjetin më të fortë në vijimësinë e diktaturës së proletariatit.Ne jemi sot për herë të parë përpara publikut shqiptar dhe para selisë së qeverisë për të treguar se kjo protestë do të vijojë në pafundësi derisa të respektohet të drejtat më minimale të punësimit.Do të jemi këtu dhe para çdo institucioni që sot është shndërruar në simbolin e diktaturës. Shqiptarët do ta thonë fjalën e tyre fort e më fort. Do të vijojmë të përshkallëzojmë aksionet tona.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here