Presidenti Nishani vizitë për ngushëllime Ambasadës Franceze në Tiranë

0
143

nishani

 

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka vizituar sot Ambasadën Franceze në Tiranë për t’i shprehur ngushëllimet e tij, kreut të kësaj ambasade Bernard Fitoussi, në emër të shtetit shqiptar. Ai ka lënë dhe një mesazh në Librin e Ngushëllimeve të hapur në ambasadë.Në dalje, Nishani foli për mediat lidhur me masat e marra nga Shqipëria kundër terrorizmit, ku ka vlerësuar bashkëpunimin konkret ndërmjet institucioneve.“Kam konstatuar dhe vlerësuar të gjitha masat e marra nga agjensitë ligjzbatuese të shtetit shqiptar, – tha Presidenti, – të cilat janë plotësisht të angazhuara me kapacitetet profesionale dhe në partneritet të ngushtë edhe me aleatët tanë , përfshirë Francën, për ta përballuar me shumë sukses. Madje, ka pasur edhë nje realitet që ka konverguar me rezultatet konkrete të bashkëpunimit të të gjitha këtyre institucioneve dhe agjensive.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here