Gjykata e Kosovës 30 ditë burg për Donika Kadaja-Bujupi

0
138

 

gjjj Protestuesit në Prishtinë i kanë vendosur flakën disa makinave në qendër të kryeqytetit. Dhuna para qeverisë së Kosovës u rikthye pas marrë vendimi për paraburgim prej 30 ditësh për deputeten Donika Kadaja-Bujupi.Aktualisht në shesh protestuesit janë duke hedhur gurë. Kurse, Policia e Kosovës është duke tentuar t’i largojë ata nga sheshi. Lajmin e ka konfirmuar avokati mbrojtës, Arianit Koci.“Gjykata ka marrë vendimin, është caktuar masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh. Mendoj se vendimi është i padrejtë, joproporcional dhe unë do të ushtroj ankesë për këtë vendim”, ka thënë Koci.Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhër-arrest për katër deputetë: Albin Kurtin, Albulena Haxhiun dhe Faton Topallin nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Kadaj-Bujupin.Deputetët e opozitës, disa herë radhazi, kanë hedhur gaz lotsjellës në mjediset e Kuvendit të Kosovës dhe kanë pamundësuar mbajtjen e seancave.Ata kundërshtojnë marrëveshjet e Kosovës me Serbinë, të cilat, sipas opozitës, çojnë në ndarje të Kosovës

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here