FRANCË –: Aeroplanmbajtësja ”Charles-de-Gaulle” në Mesdhe deri në fundjavë

0
152

 

 

 

 

frrAeroplanmbajtësja franceze ”Charles-de-Gaulle” do të jetë në Mesdhe, e gatshme për të nisur avionët drejt Sirisë deri në përfundim të javës, njoftoi sot ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian.

“Grupi ajror dhe detar në tërësinë e tij ka lundruar mëngjesin e sotëm duke u pozicionuar në zonë dhe do të qëndrojë aty deri në fundjavë”, bëri të ditur Asambleja Kombëtare franceze.Dërgimi i aeroplanmbajtëses në brigjet e Sirisë është vendosur nga Franca në formë kundërpërgjigje ndaj sulmeve më të përgjakshme terroriste të kryera të premten e kaluar në territorin e saj me një bilanc prej 132 viktimash dhe 350 të plagosurish.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here