0
121

Pas takimit me Lu/Basha: Dekriminalizim pa vonesë ose qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme

 

basha me Lu“Testin e drogës PD nuk ka dhe s’mund të ketë asnjë tërheqje, por kjo nuk e pengon aspak ligjin që të shkojë në Parlament dhe të votohet”

 

Gëzim Saliu

 

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi dje se mazhoranca duhet të japë sa më parë konsensusin për dekriminalizimin e politikës dhe administratës, pasi, theksoi ai, në të kundërt në opsionet e opozitës janë edhe zgjedhjet e parakohshme me ndërtimin më parë të një qeveri teknike. “Pa dyshim që zgjedhjet e parakohshme dhe një qeveri teknike që do t’u paraprijë zgjedhjeve të parakohshme është një ndër opsionet politike që PD shtron në tavolinë. Por sot për sot ne insistojmë në përmbushjen e axhendës që është edhe aksioni ynë politik, ligji për dekriminalizimin për t’i hapur rrugë një politike të pastër, që është e denjë për shqiptarët dhe Shqipërinë”, – tha kreu i PD-së për gazetarët pas takimit në selinë blu me ambasadorin e SHBA-së, Donald Lu.

 

Deklarata

Në reagimin e tij për mediat, kryedemokrati tha se PD do të vazhdojë kauzën e dekriminalizimit, duke kërkuar dënimin dhe vendosjen para drejtësisë së ministrave, deputetëve dhe zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion. “Qëndrojmë të vendosur për të çuar deri në fund aksionin për dekriminalizimin e politikës, për vënien para drejtësisë të ministrave e deputetëve të korruptuar si parakusht për të rikthyer besimin te demokracia për të përgatitur zgjedhje të vërteta demokratike. Përfundimi pa vonesë pa kushte i ligjit për dekriminalizimin dhe largimin nga Parlamenti, nga Bashkitë dhe administrata i personave me rekorde kriminale”, – deklaroi kryetari i PD-së. Pas dekriminalizimit, Basha tha se në rend të dytë të opozitës qëndron lufta frontale kundër korrupsionit. “Nuk ka kryeministër në Evropë si Kryeministri shqiptar, i cili, pasi konfrontohet nga të dhëna të pakundërshtueshme të hajdutërisë së ministrave të tij; të Beqës llogaria e të cilit ka shkuar 31 milionë euro tendera; të Arben Ahmetajt, që ka duart dhe gishtat e tij në çdo aferë korruptive në vend; të Mimi Kodhelit, të Damian Gjiknurit apo të ministrit të Brendshëm që është bërë palë me krimin në vend që të luftojë krimin që të vazhdojë të ndihet krenar dhe të shprehet krenar para nj populli që varfërohet ditë për ditë”, – tha ai. Në këtë kontekst, Basha theksoi se opozita ka mbështetjen e ndërkombëtarëve: “Por ashtu sikundër PD, unë, qytetarët shqiptarë e shohim që ora po troket po kështu edhe partnerët ndërkombëtarë po e shohin që ora e vendimmarrjeve të mëdha po vjen. Do t’i marrim këto vendimmarrje bashkë me kundërshtarët tanë politik apo do t’i marrim pa ta, kjo nuk është në dorën tonë është në dorën e kundërshtarëve tanë politikë. Sot u bëj një thirrje të fundit, të reflektojnë pa vonesë për ligjin për dekriminalizimin”. Sipas Bashës, dekriminalizimi ka mbetur tek refuzimi i qeverisë për të dhënë konsensusin për të larguar kriminelët nga postet publike. Ndërkaq pyetjes nëse PD do të tërhiqet, kreu i demokratëve iu përgjigj duke pohuar: “Testin e drogës PD nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë tërheqje por kjo nuk e pengon aspak ligjin që të shkojë në Parlament dhe të votohet me gjithë dispozitat e tjera të rëna tashmë dakord”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here