Rama: Zeruam taksat për biznesin e vogël që të na “spiunojë” kur të mëdhenjtë s’përdorin faturë

0
119

rama ne durresKryeministri Rama deklaroi dje se me zerimin e taksës së tatimit të fitimit për biznesin e vogël, qeveria ka synuar përveç lehtësimit të barrës, edhe ta ketë në krah këtë kategori sipërmarrësish për të luftuar evazionin e biznesit të madh.  “Kërkojmë seriozitet të plotë nga biznesi i vogël në dhënien e kuponave për t’u bërë së bashku partnerë dhe për të bllokuar të gjithë evazorët e mëdhenj që shfrytëzojnë biznesin e vogël për të shfryrë evazionin e tyre. Në paketën e re ne kemi vendosur kusht për biznesin e vogël që të mbajë faturat tatimore për çdo blerjë që do të bëjë nga të mëdhenjtë, që të detyrohen të mëdhenjtë që të shesin me fatura tatimore. Tani, të vegjlit nuk kanë më nevojë që të fshehin shitjet për t’ja hedhur taksave sepse taksat janë zero.”, deklaroi Rama nga Vlora ku mori pjesë në turin “Të pastrojmë Shqipërinë”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here