Basha flet për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme

0
140

basha me LuKreu i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi dje se mazhoranca duhet të japë sa më parë konsensusin për dekriminalizimin e politikës dhe administratës, pasi, theksoi ai, në të kundërt në opsionet e opozitës janë edhe zgjedhjet e parakohshme me ndërtimin më parë të një qeveri teknike. “Pa dyshim që zgjedhjet e parakohshme dhe një qeveri teknike që do t’u paraprijë zgjedhjeve të parakohshme është një ndër opsionet politike që PD shtron në tavolinë. Por sot për sot ne insistojmë në përmbushjen e axhendës që është edhe aksioni ynë politik, ligji për dekriminalizimin për t’i hapur rrugë një politike të pastër, që është e denjë për shqiptarët dhe Shqipërinë”, – tha kreu i PD-së për gazetarët pas takimit në selinë blu me ambasadorin e SHBA-së, Donald Lu.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here