Tregtarët në Lushnjë protestojnë kundër ligjit të ashpërsimit të gjobave

0
160

kreshnik-spahiu-480x445-380x290

 

Protestat e tregtarëve kundër ligjit të ri dhe sistemit fiskal, kanë vijuar edhe dje në qytetin e Lushnjës. Protestës iu bashkua edhe kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, i cili u bëri thirrje të gjithë biznesmenëve të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme, që t’i bashkohet protestës së gjithë Shqipërisë në aksionin: “Mbyllni qepenat”, ndaj një politike fiskale që sipas tij, synon të godasë ekonominë e gjithë Shqipërisë. “Mbi 70% e eksporteve burojnë nga Lushnja dhe Myzeqeja, nëse taksat dhe kuponët tatimorë do të mbushin burgjet e Shqipërisë me këta biznesmenë dhe këta tregtarë, të cilët me gjak dhe me djersë po mbajnë bizneset dhe ekonominë e gjithë vendit, atëherë Shqipëria do të rrënohet. Qepenat e vendit tonë po mbyllen dhe shqiptarët po largohen nga atdheu i tyre. Prandaj sa të mos largohen 1 milion apo 2 milion shqiptarë, është mirë që në këtë fushatë mbarë kombëtare është që çdo kush të mbyllë qepenat; Lushnja, Fieri, Pogradeci, Tirana dhe gjithë Shqipëria të bashkohen në këtë sipërmarrje të madhe. T’i themi stop dhunës e cila po mbush burgjet shqiptare me njerëz të cilët nuk kanë mundësi, kjo është e papranueshme që shteti t’i vendosë shkelmin në fyt tregtarit të Myzeqesë, fermerit dhe biznesmenit i cili me zi ka mundur të ngrejë ekonominë e Lushnjës dhe gjithë Shqipërisë. Mbyllni qepenat kudo që jenë”, – deklaroi kreu i AK-së. Dy ditë më parë tregtarë e tregut të medresesë dhe atij çam, zhvilluan një protestë përballë godinës së kryeministrisë kundër ligjit të ashpërsimit të gjobave. Tregtarët i bënë thirrje kryeministrit që të tërhiqet nga ky ligj, në të kundërt do të mbyllin dyqanet dhe do të zhvillojnë protesta masive.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here