Standard.al

Spanja , urdhërarrest për kryeministri e Izraelit Benjamin Netanyahu

0

sp

Spanja akuzon Izraelin për krime lufte dhe nis procedimin për zyrtarët izraelitë mbi këtë çështje. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe shtatë zyrtarë të qeverisë së tij rrezikojnë të arrestohen.Një gjykatë në Spanjë raportohet se ka lëshuar një urdhër-arrest, lidhur me sulmet e ndërmarra në vitin 2010 ndaj flotës “Mavi Marmara”, e cila ishte në ndihmë të Gazas, shkruan “Jpost”.Komandat izraelite sulmuan më 31 maj 2010 një anije me flamur turk, e cila ishte pjesë e flotës ushtarake të Lirisë në det të hapur në Mesdhe, duke vrarë nëntë qytetarë turq dhe duke plagosur 50 të tjerë.Një panel me përfaqësues të OKB-së që vlerësoi incidentin, e cilësoi aksionin izraelit si të tepruar dhe të paarsyeshëm, përcjell Shekulli.Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite, Emmanuel Nachshon, deklaroi se bëhet fjalë për një provokim dhe se po punohet me autoritetet spanjolle që urdhri të anulohet.Të përfshirë në ngjarjen në fjalë, sipas mediave, përveç Natanyahut, janë edhe ish-ministri i Jashtëm, Avigdor Lieberman, ministri i Çështjeve Ushtarake Moshe Ya’alon, Ehud Barak, ish-ministri i Brendshëm, Eli Yishai dhe ish-ministri për Inteligjencën, Dan Meridor.Këta zyrtarë mësohet se janë pjesë e një komiteti që merr vendimet kryesore në Izrael.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.