Skënderbeu kalon në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë

0
133

Ndeshja e futbollit, Tirana-Skenderbeu i Korces, 0-2, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin, Qemal Stafa ne Tirane.Skënderbeu bën detyrën, mposht 2-0 Sopotin në sfidën e kthimit të raundit të dytë të Kupës së Shqipërisë dhe kualifikohet në fazën çerekfinale të këtij kompeticioni. Në Korçë skuadra e Mirel Josës e pati të thjeshtë përballë ekipit nga Librazhdi. Me ndeshjen e parë që kishte përfunduar në barazim 1-1, Skënderbeu avancon kështu më tej me rezultat të përgjithshëm 3-1. 2 gola nga një për çdo pjesë nga Salihi dhe Progni, ishin të mjaftueshëm që Skënderbeu të siguronte biletën e çerekfinaleve, raund në të cilin do të sfidojë Vllazninë. Në mungesë të titullarëve si Shehi, Lilaj e Latifi për shkak të impenjimeve të tyre me kombëtaren e madhe dhe atë U21 apo edhe Bernard Berisha i grumbulluar nga Kosova trajneri Josa ishte i detyruar të bënte ndryshime në formacion ndaj Sopotit. Skënderbeu e nisi lojën me kapitenin Shkëmbi në mesfushë dhe Prognin e Ademirin që mbështesnin nga krahët sulmuesin e vetëm shkodranin Hamdi Salihi. Ky i fundit në minutën e 15-të arriti të zhbllokonte shifrat duke i dhënë epërsinë korçarëve. Për të vendosur në kasafortë fitoren e Skënderbeut mendoi Gerhard Progni që në minutën e 60-të realizoi edhe golin e avantazhit të dyfishtë për kampionët e Shqipërisë. Deri në fund rezultati nuk ndryshoi më me Skënderbeun që u kualifikua në çerekfinale ku do të gjejë përballë Vllazninë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here