Standard.al

Obama: Sulmet në Paris, nuk isha dakord me idenë për dërgimin e trupave tokësore amerikane në rajon

0

OBAMA-BOTA

 

Presidenti Obama tha sot në përfundim të takimit të G-20 në Turqi, se sulmet në Paris, ishin një sprapsje në luftën kundër grupit ISIS, por ai i kundërshtoi me forcë kritikët që thonë se Shtetet e Bashkuara duhet të ndryshojnë ose zgjerojnë strategjinë ushtarake kundër grupit ekstremist.Strategjia që po hartojmë, është strategjia e duhur, që në fund të fundit, do të jetë e suksesshme, tha presidenti Obama, por ajo do të kërkojë kohë.Presidenti dukej i acaruar nga pyetjet e vazhdueshme nëse ai e kishte nënvlerësuar forcën e grupit Shtetit Islamik. Ai tha se shumica e kritikëve, flasin nga pozita e të fortit, por nuk ofrojnë asnjë ide të re. Presidenti tha se nuk ishte dakord me idenë për dërgimin e trupave tokësore amerikane në rajon, duke shtuar se kjo strategji do të oshte e suksesshme vetëm nëse Shtetet e Bashkuara do të bëheshin një forcë e përhershme pushtuese në rajon. Disa kandidatë republikanë për president, përfshirë ish guvernatorin e Floridës Jep Bush kanë sugjeruar dërgimin e trupave amerikane në Siri.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.