Standard.al

Landfilli i Elbasanit, Rama: Luftë kundër kancerit të plehrave

0

Qeveria nëpërmjet një investimi prej disa miliona euro synon landfillimodernizmin e trajtimit të mbetjeve në landfillin e Elbasanit.
 Sipas kryeministrit Edi Rama i cili inspektoi punimet ky impiant i certifikuar sipas standarteve të Bashkimit Europian, përveç përpunimit të plehrave do të jetë në gjendje të prodhojë elektricitet. Ambicia tha kryeministri është që ky model të shtrihet në të gjithë vendin.  “Ja premtuam Elbasanit këtë dhe po ja bëjmë brenda mandatit dhe jo vetëm u zgjidh një problem, por faktikisht u kalua në një fazë komplet tjetër që s’e ka asnjë qytet tjetër. Ne jemi në përgatitje për ta përtërirë këtë eksperiencë edhe në disa zona të tjera, me shpresën e madhe që në një masë shumë të konsiderueshme ky problem do të zgjidhet me themel një herë e mirë dhe Shqipëria nga një vend i mbytur nga plehrat nga të katërta anët, jo vetëm për shkak të mungesës së pikave të depozitimit, por edhe për shkak të helmeve që ato prodhojnë të shndërrohet në një vend normal në këtë aspekt, siç e meriton faktikisht”, tha Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.