Standard.al

Hoffman apel/Politika të qëndrojë larg nga emërimet në Administratën Publike

0

hoo

Ambasadorit gjerman në Tiranë Helmut Hoffman  bëri apel ku  theksoi se emërimet dhe shkarkimet e vazhdueshme krijojnë ngërç në sistemin e shërbimeve publike.Hoffman deklaroi“Që të sigurohet një vazhdimësi duhet që njerëzit të mbahen në pozicionet e tyre të punës në periudha afatgjatë që të mos shkarkohen apo të pushohen në mënyrë që të merren të rinj sipas preferencave partiake. Mendoj se është e një rëndësie më të madhe.Prania ime këtu tregon mbështetjen time për këtë gjë.”Duke folur gjatë prezantimit të analizës së integritetit të Administratës Publike në Shqipëri, diplomati gjerman tha se pas Reformës në Drejtësi rëndësi të veçantë ka dhe Reforma në Administratën Publike.Hoffman më tej u shpreh : ” Stabileteti i Shërbimeve Publike, kompetencat dhe integriteti i atyre që veprojnë në këtë shërbim civil janë të një rëndësie të jashtëzakonshme,janë të një rëndësie të madhe. Praktikisht dua që zyrtarët të dijnë çfarë ka ndodhur 2 vite më parë. Nëse nuk kanë dijeni për masterplanet dhe gjërat që kanë ndodhur 2, 3 apo 4 vite më parë, kjo është serioze dhe mjaft e dëmshme. Ndërsa një nga autorët e analizës të forcimit të integritetit administratës publike në Shqipëri Arjanu shpreh:  “Kemi një interes në rritje ndaj etikës ndërkohë që korrupsioni ngelet po ai.”Raporti i publikuar nga Institucioni për Demokraci dhe Ndërmjetësim në mbështetje të fondacionit gjerman Friedrich-Eberttrajton në formë analize historikun e administratës publike në Shqipëri duke u fokusuar te etika dhe sjellja e nënpunësve të saj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.