Standard.al

FRANCË : Deklarata për luftë nga “Anonymous” kundër ISIS-it joproduktive

0

haker

 

Deklarata për luftë ndaj grupit të Shtetit Islamik (ISIS) e nisur nga grupi i hakerave ”Anonymous” mund të jetë joproduktive dhe do të pengonte hetimin, deklaroi sot për median Olivier Laurelli, ekspert bloger për sigurinë kompjuterike.“Lufta është shpallur për ISIS-in”, tha një anëtar i grupit ”Anonymous” nëpërmjet videomesazheve, i maskuar dhe me zë të ndryshuar.Ky mesazh ka si objektiv faqet web dhe llogaritë në rrjetet sociale që kanë lidhje me Shtetin Islamik, i cili është përgjegjësi kryesor i sulmeve terroriste të Parisit, ku mbetën të vrarë të paktën 132 persona.“Anonymous është në luftë me ISIS-in” thuhet në postim me emërtimin @GroupAnon d’Anonymous.Ky mesazh është ripostuar mbi 3 400 herë.“Të rinjtë e identifikojnë veten, ata mendojnë se mund të kundërpërgjigjen, por ky akt do të provonte të kundërtën e saj që pritet”, sqaroi Olivier Laurelli.”Ky veprim do të ishte mjaft i koklavitur për forcat e policisë”, shtoi ai.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.