De Biasi flet shqip gjatë ceremonisë

0
109

DB

 

Gianni De Biasi nuk di të jetë i zakonshëm. Fjalimi në shqip gjatë ceremonisë së organizuar në Pallatin e Brigadave, për kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2016, i surprizoi të gjithë. Nga mbrojtësi Arlind Ajeti që i habitur pyeti nëse De Biasi po fliste shqip dhe gjeti konfirmimin e Ervin Bulkut. Të ftuarit, nga Kryeministri Edi Rama, te kreu i Parlamentit, Ilir Meta, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, personalitetet e shquara të sportit shqiptar dhe përfaqësuesit fetarë buzëqeshnin duke pritur fjalët e radhës. Thuajse të gjithë heronjtë kuqezi tentonin të lexonin atë që ishte shkruar nga trajneri, përpara se ai ta thoshte. Lojtarët si Taulant Xhaka apo edhe Sokol Cikalleshi dhe portieri Alban Hoxha nuk e kontrollonin dot kuriozitetin. Ashtu si edhe dyshja sulmuese Armando Sadiku dhe Shkëlzen Gashi. Moment ilariteti në pjesën e fjalimit kur De Biasi pranoi se “duke mos qenë Skënderbeu dhe sigurisht as duke vdekur” u kërkoi të gjithëve, lojtarë, politikanë e biznesmenë, të qëndronin të bashkuar për të mirën e kombit dhe ekipit. “Ta lexoj nëse do, por nuk mundem të ta them përmendësh. U stërvita, por është një gjuhë e vështirësisë ekstreme, për një si unë, që për aq kohë sa ndodhet në Shqipëri, takon njerëz që flasin italisht. Pra sinqerisht për mua bëhet e vështirë që ta flas shqipen”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here