Prangoset shqiptar me 115 kg marijuanë me vlerë 1 milionë euro

0
149

merr kredi ne banke ne leke

 

Guardia di Financa e Romës ka zbuluar 115 kg marijuanë të një cilësie të lartë në një furgon që transportonte dyshekë nga Shqipëria drejt Romës. Gjatë një kontrolli rutinë grupi i policisë në një nga rrugët hyrëse të kryeqytetit italian ka ndaluar furgonin që transportonte dyshekë ortopedikë dhe rrjeta metalike. Oficerët kanë dyshuar nga shenjat e nervozizmit të shfaqura nga shoferi në momentin kur i kanë kërkuar dokumentet e drejtimit të mjetit si dhe kanë parë pasigurinë e tij për destinacionin e mallit që transportonte. Nga kontrolli më i detajuar Guardia di Financa gjeti se në kabinën e shoferit dyshemeja ishte e modifikuar dhe në brendësi të saj fshiheshin 51 pako me më shumë se 2 kg marijuanë secila të mbështjella me celefon për një total prej 115 kg lënë narkotike. Drejtuesi i mjetit, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur është arrestuar. Ai rezulton person pa precedentë penalë. Personi mbahet në burgun Reggina Celi të Romës në pritje për të dalë përpara gjykatës ku do të përballet me akuzën e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve. Ai u tha autoriteteve se destinacioni final i drogës ishte Napoli. Hetuesit mendojnë se droga do t’u sillte më shumë se 1 milionë euro fitim trafikantëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here