Operacionet Vrasja në Linzë, policia prangos një të dyshuar, lirohet një tjetër

0
154

policPolicia e Tiranës ka arrestuar një nga personat e përfshirë në vrasjen e Enton Nikës, mesditën e të mërkurës në parkimin e një restoranti, në Linzë. Në pranga ka rënë Mirsad Kuçana, një ish-efektiv në policinë e Durrësit që në foton e shpërndarë në blutë ai është së bashku me Ervis Martinin duke qëlluar me grushte viktimën.

 

Mirsad Kurçanaj nuk pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë, duke refuzuar kërkesën e prokurorisë dhe policisë për marrjen e statusit të bashkëpunëtorit. Kuçanaj, gjatë seancës së marrjes në pyetje, nuk ka pranuar të japë shpjegime, edhe pse i është ofruar marrëveshje bashkëpunimi. Sipas prokurorisë, ish-efektivi i policisë Kuçanaj nuk ka pranuar të flasë edhe për ngjarjen e ndodhur në Linzë, ku mbeti i vrarë me një plumb në kokë Enton Nikaj. Arrestimi i Mirsad Kuçanajt ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të së premtes, në banesën e një të afërmi të tij. Për arrestimin e tij u angazhuan rreth 200 forca policie dhe kanë ushtruar rreth 24 kontrolle në ambiente dhe banesa të ndryshme të cilat ishin të dyshuara nga ana e Policisë. Kontrollet, sipas policisë, janë ushtruar në qytetet e Tiranës, Durrësit, Laçit me qëllim kapjen e autorëve të vrasjes së Enton Nikajt dhe plagosjes së Ismet Gaxherrit në parkingun e lokalit në Linzë. Ndërkaq, burime nga policia kanë bërë të ditur se, njëri prej personave të shpallur në kërkim dhe që ishte ndaluar gjatë mëngjesit të sotëm, Oliver Gjoka 29 vjeç është lënë i lirë. Të njëjtat burime kanë konfirmuar se personi i shoqëruar pasi është marrë në pyetje dhe ka dhënë alibinë e tij, prokuroria ka vendosur që të lihet i lirë.

 

Arrestimi

Policia e Tiranës ka arrestuar një nga personat e përfshirë në vrasjen e Enton Nikës, mesditën e të mërkurës në parkimin e një restoranti, në Linzë. Në pranga ka rënë Mirsad Kuçana, një ish-efektiv në policinë e Durrësit që në foton e shpërndarë në blutë ai është së bashku me Ervis Martinin duke qëlluar me grushte viktimën. Në këtë operacion janë angazhuar 200 forca policie dhe repartet speciale të bluve RENEA e FNSH-ja. Janë ushtruar 24 kontrolle në banesë dhe biznese të ndryshme në Tiranë, Durrës dhe Laç pas dyshimeve se, personat e përfshirë në vrasjen e Nikës fshihen në këto qytete. Blutë thonë se gjatë këtyre kontrolleve janë ndaluar dhe disa persona të tjerë, por nuk sqarohet nëse ata kanë lidhje me ngjarjen. Operacioni është ende në vazhdim pasi nga informacionet e marra në rrugë operative është identifikuar dhe vendin ku fshihen disa prej personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. I arrestuari Kuçana sipas burimeve nuk ka pranuar të japë shpjegime lidhur me ngjarjen, duke deklaruar se do japë shpjegime në një moment të dytë. Ditën e enjte policia shpërndau dy fotografi ku shihet gjithë dinamika e ngjarjes dhe shpalli në kërkim 5 persona si të dyshuar në vrasje.

 

Operacioni

Për arrestimin e ish-efektivit të policisë, 28 vjeçarit Mirsad Kurçanaj, u përfshinë Forcat e Drejtorisë se Policisë Tiranë, Sektori për Krimet e Rënda dhe Forcat Operacionale, në bashkëpunim më Forcat Speciale RENEA dhe FNSH-ja. Gjithashtu janë shoqëruar disa persona të tjerë të cilët kanë njohje me të dyshuarit dhe kanë dijeni për lëvizjet e tyre pas ngjarjes. Sipas policisë, po punohet për kapjen e 4 personave të tjerë, të cilët janë përfshirë në ngjarjen e ndodhur në parkingun e lokalit në Linzë, ku u ekzekutua me një plumb në kokë Enton Nikaj dhe mbeti i plagosur pronari i lokalit Ismet Gaxherri. Sipas policisë Ervis Martinaj, Emiljano Nina, Mirsad Kuçana, Bujar Hasani në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë vrarë Enton Nikën me një plumb në kokë dhe kanë plagosur Ismet Gaxherrin,duke e goditur me qytë pistolete.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here