Cana: Atmosfera e shkëlqyer, Kosova skuadër kualitative

0
127

lorik cana

 

Pas vëllazërores me Kosovën kapiteni kuqezi vlerësoi atmosferën festive të krijuar në Prishtinë, ndërsa e cilësoi barazimin 2-2 si rezultatin më logjik të ndeshjes. “Duke e ditur arsyen përse jemi këtu, vendin atmosferën, pritjen dhe gëzimin. Ishte shumë e vështirë mes të festuarit dhe kaluarit kohë me njerëzit dhe u përgatitem minimalisht përballë një kundërshtari me cilësi të mira. Nuk ishte shumë e lehtë. Por, në fund të fundit e dinim që do të ishim të gjithë fitues dhe rezultati ishte logjik”. Testi i radhës për Shqipërisë është ai i së hënës, përballë Gjeorgjisë në “Qemal Stafa”. Cana paralajmëron se festës i erdhi fundi dhe përfaqësuesja do të përgatitet ndryshe. “Duke qenë atmosferë kaq festive, futbolli kalon në plan të dytë apo të tretë. Ajo që fitoi ishte vendi ynë, vlerat tona. Prania e Kombëtares ishte për të gjithë këta njerëz që na mbështetën. Që të hënën do të hyjmë në një tjetër mënyrë përgatitje, për ti shfrytëzuar ato minuta, pasi katër muaj deri në grumbullimin e radhës janë një kohë shumë e gjatë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here