Standard.al

Zbardhet vrasja e bërë nga 3 shqiptarë në Mal të Zi, prangosen të dyshuarit

0

 

Plumba ndaj policisë, në pranga 4 të rinj të akuzuar për vjedhje me dhunëprang

Zbardhet një ngjarje e rëndë e ndodhur në Malin e Zi në muajin shtator. Policia e Shkodrës ka bërë të ditur se ka arrestuar 3 të rinj nga Thumana e Krujës, pasi akuzohen për vjedhje me pasojë vdekjen. Operacioni është bërë nga efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Seksioni Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit! Si rezultat i një pune investiguese dhe hetimore të kryer nga ana e Sektorit Për Krimet Kundër Pronës në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, është bërë mundur dokumentimi ligjor dhe ndalimi i shtetasve: A. P. 16 vjeç, banues në fshatin Arës-Miliska, Thumane, Krujë, Adrijan Pjetri, 27 vjeç, banues në fshatin Arës-Miliska, Thumane, Krujë, A. P. 17 vjeç, banues në fshatin Arës-Miliska, Thumane, Krujë. Ndalimi i këtyre shtetasve u krye në funksion të procedimit penal nr. 2011, viti 2015, procedim penal i regjistruar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër mbi bazën e materialeve të ardhura nga shteti Mali i Zi në lidhje me ngjarjen e ndodhur me datë 14 shtator 2015, në Ulqin, Mali i Zi, ku personat e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprën penale të vjedhjes me dhunë me pasoje vdekjen e shtetases S. B. ndodhur në qytetin Ulqin, Mali i Zi. Nga kryerja e veprimeve hetimore u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësine e provës material: një kompjuter/tablet i markës Acer, një telefon celular model Galaxy S2, një orë dore, dy unaza floriri, një sasi parash Euro, sende që i përkisnin viktimës. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës Së Shkallës së Parë Shkodër në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale “Vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen”.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.