Standard.al

Vlorë, kapet skafi me V. L.-në dhe një italian, dyshohet do trafikonin drogë

0

 

trafiku droga

Një skaf super i shpejtë i markë Korbeli me gjatësi rreth 6.5 metra është kapur nga autoritetet shqiptare në zonën e Semanit. Skafi drejtohej nga dy persona, V. L., 48 vjeç banues në Vlorë dhe Giuseppe Lonoce 49 vjeç me shtetësi italiane, të dy me profesion mekanik makinash. Skafi u kap në bashkëpunim me Guardia di Finanzia në zonën e Semanit duke lundruar në drejtim të Gjirit të Vlorës. Burime nga policia kufitare thane se ka dyshime që vlonjati dhe italiani te merrnin droge ne Shqiperi dhe ta trafikonin me tej ne shtetin fqinj. 48-vjeçari shqiptar me dhe 49-vjeçari italian do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Kjo pasi shqiptari dhe italiani nuk kanë bërë njoftim në Kapitenerinë e Portit dhe Policinë Kufitare Vlorë për hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe do të akuzohen për “kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”. Të dy këta persona rezultojnë me të kaluar kriminale në shtetin italian. Nga kontrolli paraprak rezultoi se mjeti lundrues me një motorr 150 hp i markës “Korbeli”, me gjatësi 6.5 m dhe gjerësi 2.3 m, pa flamurë, pa mbishkrim, i pa matrikulluar, me ngjyrë blu dhe të bardhë me shirita të verdhë, pronë e shtetasit V. L., ishte nisur nga Porti i Brindizit për në Vlorë të mërkurën rreth orës 06:00.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.