VKM për shpërblimin e pronarëve/Lista me 621 emrat e pronarëve që përfitojnë nga shpronësimi

0
260

 

 

aluizmi legalizime

 

 

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpërblimin e pronarëve mbi sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale për disa qarqe.

Më poshtë vendimi i plotë dhe lista e emrave të pronarëve që përfitojnë kompensimin për shpronësimin për interes publik, të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i linjave 110 dhe 220 KV që lidhë Kaskadën e Devollit me sistemin e transmetimit të Republikës së Shqipërisë.

 

Vendimi i plotë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave, u vendos s në vendimin nr. 661, datë 7.8.2013, të Këshillit të Ministrave, të bëhen shtesat dhe ndryshimet, si më poshtë vijon:

  1. Në tabelën bashkëlidhur vendimit shtohet pasuria e paluajtshme, me të dhënat sipas tabelës bashkëlidhur këtij vendimi;
  2. Në pikat 3 e 4, shuma 2 153 923.80 (dy milionë e njëqind e pesëdhjetë e tre mijë e nëntëqind e njëzet e tre pikë tetëdhjetë) lekë zëvendësohet me 3 610 343.8 (tre milionë e gjashtëqind e dhjetë mijë e treqind e dyzet e tre pikë tetë) lekë;
  3. Pika 5 ndryshohet, me këtë përmbajtje:

“5. Shpenzimet procedurale të shpronësimit të përballohen nga shoqëria “Devoll Hydropower”, sh.a.”.

  1. Kudo në përmbajtjen e vendimit, emërtimi “Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës” zëvendësohet me “Ministra e Energjisë dhe Industrisë”.
  2. Ngarkohen Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Operatori i Sistemit të Transmetimit, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe shoqëria “Devoll Hydropower”, sh.a. për zbatimin e këtij vendimi.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here