Thirrje qeverisë për investime, aksi i rëndësishëm për sektorin e bujqësisë e turizmit/ Tropojë, banorët nisin ndërtimin e rrugës së bjeshkëve me fondet e veta

0
94

Dori Hoxha

 

12185521_10204945662016874_1571385797477229230_oBanorët e Tropojës kanë ndërmarrë një nismë për ndërtimin e rrugës, e cila lidh këtë rreth me bjeshkët. Ndërtimi i rrugës ka nisur me vetë fondet e banorëve, por kësaj nisme i janë bashkuar edhe Bashkia e Bajram Currit, emigrantë, si dhe biznesmenë të cilët kanë dhënë kontributin e vet në vlerë monetare, makineri dhe naftë. Një nga banorët, i cili ndërmori këtë nismë, Zenel Hoxhaj, shpreh për gazetën “Standard” domosdoshmërinë e ndërtimit të kësaj rruge, kryesisht për përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e këtij rrethi dhe jo vetëm. “Rritja e mirëqenies për komunitetin, lehtësimi për banorët i mbledhjes dhe transportit të boronicave dhe bimëve mjekësore janë shkaqet kryesore për të cilat ne si banorë nisëm ndërtimin e kësaj rruge, por për ta përfunduar ne po punojmë për të mbledhur fonde aty ku na hapen dyert”, – u shpreh 72-vjeçari Hoxhaj. Sipas tij, ndërtimi i kësaj rruge luan një rol të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit malor dhe është një pikë shumë e fortë për thithjen e turistëve, çka do të sjellë investime jo vetëm për Tropojën, por për gjithë vendin. Rruga e cila lidhë qytetin verior me bjeshkët e Sylbicës, Ujezës, Dobërdolit, Herushtës, Rreshkëzës, Pojanës, Tringllimës dhe Koritave është e gjatë 8.5 kilometra, por deri tani janë ndërtuar 2.3 kilometra të këtij segmenti, me kontributin vullnetar të banorëve dhe fondet e mbledhura nga biznesmenë të ndryshëm nga Tropoja, Hasi dhe Kosova. Ndërkohë, banorët i kanë bërë thirrje edhe qeverisë që të përkrahë ndërtimin e kësaj rruge, pasi, sipas tyre, përfitimet që do të sjellë janë mjaft të rëndësishme në fushën e bujqësisë dhe turizmit të vendit.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here