Përplasja mes mazhorancës / Raporti i KE-së, Dade ironizon ministrin Bushati: Na mbushe me entuziazëm me fjalimin

0
129

 

 

dade bushatiKryetarja socialiste e Komisionit të Politikës së Jashtme, Arta Dade, nuk ngurroi dje të kritikonte deklaratat e kryediplomatit Ditmir Bushati i cili më parë, duke folur rreth progres-raportit, analizoi vlerësimet e tij për Shqipërinë në raport me vendet e rajonit. “Më mbushi me entuziazëm ky fjalimi i ministrit, po për mua standardet dhe pika e referimit s’mund të jenë vendet e rajonit që kanë ardhur nga histori të ndryshme nga ajo e jona. Shqipëria është një vend që i ka mbyllur negociatat që në vitin 2006, dhe më shumë se një herë nga kjo tribunë kemi folur për arsyet e vonesave për statusin dhe ka përkuar me qenien tonë në opozitë. Do na duhet kohë t’i shohim gjërat si bën një qeveri serioze dhe pikat që ne ndryshojmë shumë nga kjo opozitë ka të bëjë me atë që grupi i PS i sheh gjërat me sensin kritik ndaj vetes. Ne duhet të kishim bërë më shumë, po a i kemi bërë ato që mund të kishim bërë?!”, – u shpreh Dade.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here