Standard.al

Operacion në gjithë Evropën, në pranga 17 xhihadistë, një prej tyre kosovar

0

 

maskat-arme

Italia, Britania e Madhe, Norvegjia dhe Finlanda janë vendet, ku janë arrestuar 17 persona; 16 kurdë dhe një kosovar; me akuzën e krijimit të një “grupimi, me qëllim terrorizmin ndërkombëtar”. Në Itali, ku janë arrestuar 7 persona, operacioni është kryer nga grupi operativ special i karabinierëve. Sipas hetuesve, organizata e shpartalluar mishëron evolucionin xhihadist tradicional, por paraqitet akoma më solide, më një strukturë të fortë hierarkike dhe me drejtues në Norvegji. Celula italiane, në të cilën duket se bënte pjesë edhe kosovari Eldin Hoxha, ka qenë shumë aktive në propagandë. Përdorimi i internetit ka bërë që grupi, megjithëse i shpërndarë në disa vende evropiane, të ishte tepër i bashkuar dhe i koordinuar më së miri në aktivitetin e tij. Ministri italian i Punëve të Brendshme, Angelino Alfano deklaroi se, Italia është një vend i rrezikuar nga terrorizmi, sepse bën pjesë në atë koalicion të gjerë ndërkombëtar që po e lufton atë, ndaj dhe operacioni dëshmoi se aktiviteti parandalues ka funksionuar si duhet.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.