Laç, arrestohet punonjësi i kontrollit teknik të makinave, 3 në kërkim

0
211

 

Pranga efektivit të policisë, lejoi kalimin e automjeteve kontrabandërang

Një 27 vjeçar është ndaluar ndërsa 3 te tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e Lezhës pasi akuzohen për korrupsion pasiv në pikën e kontrollit teknik të makinave në degën e Laçit. Ndalimi i 27 vjeçarit Elvis Thanasi dhe shpallja në kërkim e të tjerëve është bërë pasi këta të 4-t në bashkëpunim me njëri tjetrin u merrnin qytetarëve një vlerë 4 mijë lek në këmbim të certifikatës së kontrollit teknik (SGS ALBANIA) në Laç për automjetin e tyre. Mbi ta rëndon akuza shpërdorim detyre në sektorin privat dhe korrupsion pasiv. Për këta persona ka nisur procedimi penal pas denoncimit në emisionin investigativ “Fiks Fare'” të disa veprime korruptive të punonjësve të Degës së Shoqërisë së Kontrollit teknik të automjeteve “SGS Albania”, Laç.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here