Standard.al

Hetimet /   Vrasja në Linzë, policia shpall në kërkim 5 autorë të dyshuar

0

 

Zyrtarisht Policia e Shtetit e ka zbardhur ngjarjen, duke e dokumentuar me detaje, por ende nuk është bërë i mundur arrestimi i 4 të dyshuarve që tashmë janë identifikuar nga policia. Sipas këtyre burimeve, dyshohet se pistat e hetimit të prokurorisë janë dy. Ajo e vrasjes për shkak të borxheve mes tyre dhe dyshimeve të një sherri banal mes tyre.

enton nika para vrasjes

Pesë janë personat që kanë marrë pjesë në vrasjen e Enton Nikajt dy ditë më parë në zonën e Linzës në kryeqytet, tashmë të gjithë të shpallur në kërkim nga policia e Tiranës. Mes personave të dyshuar si autor në vrasjen me pistoletë të 30-vjeçarit Nikaj blutë e Tiranës kanë listuar Ervis Martinajn, Emiljano Ninën 20 vjeç, Mirsad Kuçanajn 28 vjeç, Bujar Hasanin 32 vjeç dhe Oliver Gjokën 29 vjeç. Burime nga grupi hetimor thanë për Shqiptarja.com se shkak për këtë konflikt midis Nikajt, Martinajt dhe personave që shoqëronin këtë të fundit ka qenë një borxh i pashlyer prej 200 mijë eurosh. Prej dy ditësh policia ka kryer kontrolle të shumta në Tiranë dhe banesat e të dyshuarve por nuk ka mundur t’i arrestojë ata.

Hetimet

 

Pas vrasjes së Nikajt me një plumb pas koke në parkimin e restorant “Muraga” në Linzë dhe plagosjes së Ismail Gaxherrit, një nga bashkëpronarët e restorantit, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me fuoristradën e viktimës “Mercedes-Benz” me targë AA725MD. Grupi hetimor ka mundur të sekuestrojë si provë materiale në vendngjarje 2 gëzhoja pistolete model TT ndërsa sipas pamjeve të siguruara nga kamerat e lokalit rezulton se autorët e dyshuar në largim janë kujdesur të marrin dhe dy pistoletat që ata përdorën në krim. Gjatë konfliktit – thanë hetuesit – një pistoletë është përdorur për të kërcënuar Gaxherin me qytën e të cilës ai është goditur ndërsa me pistoletën tjetër është ekzekutuar Nikaj. Autorët tashmë të shpallur në kërkim janë nën akuzë për vrasje të kryer me paramendim dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

 

Precedentët e Nikajt

Viktima Enton Nikaj ishte një person i njohur për policinë e Tiranës pasi disa herë ai ishte arrestuar dhe po ashtu dënuar me 14 vite burg për vrasje të kryer 1 dekadë më parë dhe 2.3 vite burg në 2015 për shkatërrim prone, dënime këto të shlyera. Nikaj kishte fituar lirinë pak muaj më parë, ndërsa rezulton nga sistemi TIMS se ai ishte kthyer në Shqipëri vetëm një muaj më parë pasi kish qëndruar në Turqi prej disa kohësh.

 

Dinamika e krimit

Ervis Martini ka shkuar në ambientet e restorantit “Muraga“ që menaxhohet nga tre vëllezërit Gaxheri. Nën shoqërinë e Martinit kanë qenë dhe katër persona të tjerë, ku dy prej tyre ishin të pajisur me armë zjarri pistoletë. Martini së bashku me shokët e tij kanë pritur afro 2 orë në lokal për të takuar Ismet Gaxherin, por pikërisht në momentin kur janë përgatitur për tu larguar, brenda në lokal ka hyrë, personi që ata kërkonin, Gaxheri së bashku me viktimën Nikaj. Martini i ka kërkuar Gaxherit se nuk dilte nga lokali pa i marrë një pjesë të lekëve që ai i kishte dhënë borxh. Nga ana tjetër Gaxheri, këmbëngulte se borxhin do ja kthente, por në këtë periudhë ishte ngushtë nga gjendja e parave. Gjatë këtij debati, palët kanë shkëmbyer fjalë fyese dhe se mes tyre ka lindur një përplasje fizike. Konflikti është zhvendosur nga ambientet e brendshme të restorantit në parkingun e tij, ku pikërisht në këtë vend, mes konfliktit ka hyrë dhe 30-vjeçari Enton Nikaj. Palët kanë nxjerrë pistoletat, ku me qytën e armës është qëlluar në kokë Ismet Gaxheri, ndërkohë që Enton Nikaj është qëlluar me një plumb në kokë, duke mbetur i vdekur në vend.

 

TË DYSHUAR:

Ervis Martinaj, 33 vjeç

Emiljano Nina, 20 vjeç

Mirsad Kuçanaj, 28 vjeç

Bujar Hasani, 32 vjeç

Oliver Gjoka, 29 vjeç.

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.