Gjendje e trazuar në Greqi, Ciprasi i shënjestruar nga masa

0
169

 

 

Kryeministri i Greqisë, Alexis TsiprasNë të gjithë Greqinë kërcënon një valë grevash. Kjo e djashmja ishte greva e parë e përgjithshme që prej ardhjes në pushtet të qeverisë Cipras në janar: përfaqësia e nëpunësve civilë ADEDY dhe shoqata më e madhe e sindikatave të ekonomisë private GSEE kanë bërë thirrje për grevën. Në grevë do të dalin para së gjithash shkollat, spitalet, hekurudhat dhe tragetet si dhe transporti publik në Athinë. Edhe kontrollorët e trafikut ajror, avokatët, farmacistët dhe gazetarët duan të ndërpresin punën. Që në ditët e shkuara në Greqi ka pasur greva të veçuara, javën e ardhshme duan të protestojnë kundër qeverisë së tyre edhe bujqit grekë. Si drejtues i opozitës, Ciprasi i kishte dënuar kërkesat e kursimit të donatorëve ndërkombëtarë. Prandaj zemërimi i demonstruesve nuk drejtohet, si zakonisht, kundër kredidhënësve, por në radhë të parë kundër Ciprasit. Një risi në historinë e grevave në Greqi: pikërisht partia në pushtet, Syriza u bën thirrje njerëzve që të marrin pjesë masivisht në grevën e përgjithshme. Nganjëherë puna nuk mbetet vetëm te protestat verbale. Të premten e kaluar, deputeti konservator Jorgos Koumatsakos u godit në afërsi të një demonstrate me grushta në fytyrë, ndoshta nga ekstremistë të djathtë. Gazeta greke Kathimerini raporton për një rast tjetër të çuditshëm: ekspertët e huaj të ardhur nga jashtë vendit, të cilët do të bënin një vlerësim të jashtëm për Universitetin e Athinës u sulmuan në fillim të nëntorit me fjalë nga studentë të egërsuar, u goditën me fruta dhe u detyruan të largohen nga universiteti. Analisti i ekonomisë, Kostas Stoupas beson se incidentet janë sinjale për kolapsin e qeverisë dhe të shtetit, në dorën e të cilit në fakt është rendi. “Kur secili ose kur një grup përpiqet të zbatojë me kokë të vet atë që e ndien si të drejtë të tij, atëherë kemi kaos, ” paralajmëron Stoupas.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here