Dyshimet për terrorizëm, arrestime në disa vende evropiane

0
126

 

Futja e refugjatëve kontrabandë, aktiviteti kriminal më fitimprurës

azilkerkuesit-ne-france (1) emigrante

Veprimet terroriste kanë çuar të paktën 15 persona të arrestuar nga komisariatet e policive në vendet e Evropës. Të dhëna nga autoritetet italiane flasin se në mesin e tyre është dhe një shqiptar nga Kosova. Ishin po këto autoritete ku dje deklaruan se policia në gjashtë vende evropiane, ka arrestuar të paktën 15 persona të dyshuar si pjesëtarë të një grupi militant islamik, që po planifikonte sulme në Evropën veriore dhe në Lindjen e Mesme. Nga Roma prokurori italian Franco Roberti tha se bastisjet e bashkërenduara të policisë synuan grupin Rawti Shax, i cili sipas policisë synonte rrëzimin e rajonit të Kurdistanit në Irak. “Pesëmbëdhjetë kurdë nga Iraku dhe një qytetar nga Kosova, janë arrestuar nën dyshimet për terrorizëm ndërkombëtar të lidhur me Shtetin Islamik”, tha ai. Hetimet rreth grupi ishin kryer nga karabinierët italian së bashku me forcat e sigurisë në Britani, Norvegji, Finlandë, Gjermani dhe Zvicër. Komandanti i i njësisë kundër terrorizimit Giuseppe Governale, tha se “ky është operacioni me i rëndësishëm që është ndërmarrë në Evropë në 20 vjetët e fundit”. Forcat e sigurisë kishin lëshuar urdhër arresti ndaj 17 vetave, 15 nga të cilët janë kapur. Të gjithë ata përballen me akuza për terrorizëm ndërkombëtarë, thuhet në një njoftim të karabinierëve italianë. Në Kosovë, autoritetet nuk kanë njohuri nëse në mesin e të arrestuarve është një person nga Kosova dhe nuk kanë mundur të vërtetojnë njoftimet e medias lokale e cila e identifikoi të arrestuarin si Eldin Hoxha. Autoritetet italiane thanë se udhëheqësi ideologjik i rrjetit ishte Najmuddin Faraj Ahmad, i cili mbahet në burg në Norvegji. Autoritetet thanë se ai kishte krijuar një rrjet pasuesish në të gjithë Evropën që komunikonin me internet, biseda të cilat përgjoheshin nga policia italiane dhe që çuan në arrestimet e sotme. Por nga ana tjetër një rrjet i sofistikuar trafikantësh për emigrantët po nxjerr fitime nga aktiviteti kriminal dhe është përgjegjës për sjelljen e mijëra imigrantëve dhe refugjatëve në Evropë, tha një prokuror sicilian. Prokurori Ferrara tha se sjellja e njerëzve ilegalisht në Evropë, është një operacion shumë i më i madh se sa mendohej më parë. Prokurori i Palermos Calogero Ferrara tha se futja e njerëzve kontrabandë në Evropë është bërë aktiviteti kriminal më fitimprurës që ka parë gjatë karrierës së tij. Qeveritë dhe zyrtarët e rendit në mbarë Evropën po përpiqen të ndalin kontrabandistët. Policia italiane ka arrestuar më shumë se 24 persona që prokurorët në Palermo besojnë se ndihmojnë në organizimin e mijëra udhëtimeve me anije nga Libia dhe Siria. Ferrara përmend emrat Ermias Ghermay, nga Etiopia, dhe Medhanie Yehdego Mered, nga Eritrea – si krerët e rrjetit kriminal përgjegjës për sjelljen e mijëra refugjatëve në Itali. Ferrara thotë se ata kontrollojnë një operacion që është shumë më i madh, më kompleks dhe më i strukturuar nga sa mendohej më parë. Sipas italianëve, të dyshuarit janë ende të lirë në Libi. Ferrara tha se ata janë të shkathët dhe blejnë imigrantë të rrëmbyer nga kriminelët e tjerë në Afrikë. Ata janë të pasur gjithashtu. Sipas llogaritjeve të tij, secili udhëtim me 600 njerëz në anije nxjerr fitime nga 800 mijë deri në një milion dollarë. Një tjetër trafikant, aktivitetet e të cilave Ferrara i ka hetuar, ka nxjerrë gati 20 milionë dollarë në një dekadë. “Sot, ky është aktiviteti më fitimprurës kriminal që kam parë ndonjëherë. Nuk ka asnjë rrezik për biznesin, sepse në qoftë se merresh me trafikun e drogës dhe e humbet drogën, dikush duhet të paguajë për të. Në këtë rast, nuk ka rrezik, pasi në qoftë se mbledh paratë paraprakisht për një anije me 500 njerëz, merr 800 mijë dollarë, dhe nëse ata mbyten nuk humbet para” thotë Ferrara. Kontrabandistët kërkojnë gjithashtu pagesë për çdo segment të rrugës për të maksimizuar fitimin, thotë Ferrara. Deri tani, rrjetet i kanë shmangur forcat e rendit pasi janë bazuar në celula anonime të përhapura në shumë vende. As refugjatët që kërkojnë shërbimet e kontrabandistëve dhe as familjet që paguajnë faturën nuk janë të interesuar të tërheqin vëmendjen se si operojnë rrjetet. “Po flasim për njerëz që asnjëherë nuk kanë dalë nga fshatrat e tyre të vegjël në mes të Afrikës. Ata mbërrijnë këtu dhe janë të çoroditur. Ata nuk komunikojnë pasi nuk flasin gjuhën, as anglisht as italisht” tha Ferrara. Sindikatat i mobilizojnë punonjësit kundër kursimeve të qeverisë së Alexis Cipras dhe madje politikanë të Syrizas u bëjnë thirrje qytetarëve për grevë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here