Debatet e plota/ Çfarë u tha pa mikrofon / Deda, Braçes: T’ka lënë Zoti përgjys. Patozi, Felajt: Për shkak të peshës që ke, s’po të përgjigjem

0
86

 

Berisha, Haritos: Mos vazhdo më, se e di ti që del më korbë se rrobat që ke veshur

 

patoziGëzim Saliu

 

Progres-raporti i KE-së, projektligji i qeverisë për kriminalizimin e shpifjes si edhe zhvillimet e fundit politike në vend lidhur me marrëdhëniet brenda shumicës ishin në qendër të debatit të djeshëm në seancën parlamentare. Nuk kanë munguar akuzat mes deputetëve të majtë dhe atyre të djathtë, ndonëse ato u pështjelluan edhe më tej përmes fyerjeve apo sharjeve pa mikrofon. Pjesë e debatit të djeshëm ishin ish-kryeministri Berisha, deputeti demokrat Astrit Patozi, i cili ironizoi jo pak me ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin Ermonela Felaj, deputeti socialist Erjon Braçe si edhe deputetja e PD-së Albina Deda, e cila e quajti këtë të fundit si “njeri të lënë përgjys nga Zoti”.

 

Debati

 

S.Berisha: Mund të ligjërosh ç’të duash ti, po nuk i takon dot se të gjuajnë me vezë ty. Tani s’kanë as vezë të shkretit, prandaj fole kot në emër të tyre Veza është bërë fjala e qytetarëve me ju, dhe sado të hedhin vezë mbi ju nuk laheni dot, sepse në fund të fundit e ka një efekt zbardhës.

  1. Felaj: Nuk e kuptoj se si merrni kurajon të flisni për lirinë e shprehjes, zoti Patozi, se ju si forcë politike nuk mund të bëheni flamurtarë të lirisë së shprehjes për sa kohë keni detyruar gazetarë të kërkojnë azil jashtë vendit, keni plagosur gazetarë më 21 janar.
  2. Patozi: Zonja ministre, për shkak të peshës që zini në kabinetin qeveritar, por edhe të

nivelit tuaj unë e quaj të paarsyeshme të bëj replikë me ju, por mund ta konsideroni fyerje dhe ta fusni te ky neni i ri që do miratoni. Uroj shumë që ju këtij kali që i keni hipur t’i shkoni deri në fund dhe sapo mora një shenjë që vërtet keni ndërmend t’i shkoni deri në fund. Zoti ju ndihmoftë!

Tahiri pa mikrofon: Kjo ishte fyerje Astrit, e padrejtë, e fyeve…

  1. Leskaj: Zoti Patozi do të ishte në nderin tuaj t’i kërkoni ndjesë zonjës për gjuhën që përdorët.
  2. Patozi ironizon: Nëse ajo që unë thashë ka tingëlluar si fyerje, unë jam gati që të them se zonja Felaj nuk është ministre pa shumë peshë, por është ministre me peshë shumë të madhe në kabinetin e Edi Ramës; që të mos them që zonja Felaj nuk ka shumë peshë në politikën shqiptare, por jam gati të them që zonja Felaj ka shumë peshë në politikën shqiptare, madje të them që niveli i diskutimit të saj ishte shumë i mirë në ndryshim nga ai që unë mendoja përpara për të

Felaj: Kompleksin që nuk je më kryetar i grupit tënd parlamentar, nuk mund ta zgjidhësh duke u marrë me gratë ministre me portofol apo pa portofol, ose duke peshuar njerëzit ti Astrit që s’dihet kush të voton

  1. Braçe pa mikrofon për Topallin: Po i shqyen duart kjo. I shqeve duart moj.

Jozefina Topalli: Ashtu thua?!

  1. Deda: Rreth 30 punonjës të spitalit të Rrëshenit janë hequr sot nga puna. Ta dijë se ministri do përballet me protesta të fuqishme… Po ashtu është një 11-vjeçar në spital në rrezik për jetën…

Braçe: Ça është kjo moj?! S’është procedurë kjo oj zonjë…

  1. Spaho: Ju s’keni të drejtë të ndërhyni nga vendi. Po shkelni rregulloren.

Braçe duke bërtitur pa mikrofon: Lëre more rregulloren ti, më tregon mua rregulloren.

Edmond Spaho: Do t’ju nxjerr jashtë, ta dish, qetësohu…

Erjon Braçe: Kujdes ti re legen… qelbësirë!

Albina Deda: O zotëri, mund të ketë vend edhe te kopshti i lagjes për ty, kështu që mund të ikësh.

Erjon Braçe: Kujdes kur flet ti e more vesh…

Albina Deda: Na u prek shumë ky që e ka lënë Zoti përgjys…

Olta Xhaçka: I dhashë kohë nga pjesa ime një fjalimi shumë bajat.

Berisha: E kam akuzuar Ramën si një neobllokmen, si pasardhës apo nip të Spiro Kolekës… ai po rikthen shtetin e diktaturës dhe etërve të tij…

Harito: Pse s’i ka bërë xhaxhai yt ato?

Berisha: Tani mos na fut në ato, se me u fut në atë, ti del më e zezë se rroba, të them unë ty, se del më korbë se rrobat që ke vesh më le ti mua se unë e kam me Edi Ramën.

Meta: Ju lutem zonja ministre, jo me replika nga vendi.

Paloka: Po mbron Spiro Kolekën ajo.

Berisha: Dili zot xhelatit Mehmet Shehut ti se atë detyrë ke. Më mirë mos më shty se mund të them shumë gjëra për ty, s’dua të them pike, kam një arsye që s’dua të flas por po vazhdove i di vetë ti.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here