Asnjë ministër e deputet në sallë / LSI braktis PS-në në Parlament, Berisha: Rama-Meta të ndarë, por s’shpallin divorcin prej parave

0
118

 

mungesa e deputeteve te lsi krahu i majte

Ndonëse herën e parë u cilësua si një rastësi, ndërsa rasti i dytë si domosdoshmëri për pushimin e drekës, mungesa e radhës e ministrave dhe deputetëve të LSI-së në sallën e Parlamentit duket se nuk lë më vend për dyshime. Partia e Metës po shpreh me çfarëdo lloj forme kritikat e saj për disa nga nismat e qeverisë, e fundit ajo për kriminalizimin e shpifjes, por sidomos domosdoshmërinë për rifreskimin e kabinetit qeveritar. Në fakt, askush nuk e kishte vënë re dje se salla e Parlamentit, ku ndodheshin vetëm tre ministra të PS-së dhe deputetët socialistë, nuk kishte brenda saj asnjë deputet apo ministër të LSI-së. U desh fjala e ish-kryeministrit Berisha, i cili denoncoi këtë fakt si një fakt të qartë të luftës brenda mazhorancës, ndërsa tha se çifti Rama-Meta janë të ndarë tashmë, por nuk japin, sipas tij, divorcin për shkak të parave. “Ndërprisni menjëherë seancën dhe të garantoni rikthimin e ministrave e deputetëve të LSI-së në Parlament. E di si jeni bërë ju? Si puna e atij çiftit që ndahet, por nuk e shpall dhe rri i thonë njëri-tjetrit: S’po ndahemi për shkak të fëmijëve. Ju thoni s’po ndaheni për shkak të parave, absolutisht. Ju nuk e shpallni për shkak të parave, por vendi do qeveri. Ku i keni? Kam konstatuar se ka një muaj rresht që ministrat, edhe sot dalja e Brahos ishte në kuadër të rrugëturës që ju keni”, – tha ai.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here