Standard.al

Ambasadori i SHBA/ Lu: Ministrat e korruptuar dhe deputetët kriminelë i tremben reformës në drejtësi

0

 

ambasadori luuuuAmbasadori amerikan në Tiranë ka reaguar me  qortime dhe akuza për sistemin e drejtësisë. Në takiminqë u bajt për reformën në drejtësi   ambasadori Lu tha se SHBA mbështesin plotësisht ndryshimet kushtetuese të propozuara nga paneli i ekspertëve.“Unë ju siguroj se SHBA mbështet plotësisht propozimet aktuale për ndryshimet kushtetuese. Ne kemi marrë pjesë në shkrimin dhe diskutimet e ekspertëve për secilin prej këtyre ndryshimeve. Kjo është një reformë rrënjësore që për herë të parë do të ndërmarrë hapa konkretë për të larguar gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar nga sistemi i drejtësisë”, deklaroi Lu duke shtuar se,: “Kush i trembet më shumë reformës në drejtësi?! Unë e di kush. Ministrat e korruptuar, deputetë kriminelë, gjykatësit e paaftë dhe prokurorët që marrin paratë tuaja por kurrë nuk ndjekin penalisht dikë”.  Ai u tregua i drejtpërdrejtë ndaj gjyqësorit, ku u shpreh se gjykata është e korruptuar duke ju drejtuar klasës politike ti japë fund këtij kauzi dhe të zbatohet reforma. Më tej në fjalën e tij Lu shtoi:“Duhet të ketë dialog të hapur dhe të sinqertë nëse këto propozime janë reformat e duhura për të drejtuar problemet serioze të vendit. Partitë duhet të angazhohen dhe t’i japin fund sulmeve politike. Nxis që të dëgjohen me vëmendje diskutimet dhe këshillimet për këtë reformë”. Sipas gjyqësorit reforma mund të cënojë pavarësin e këtij pushteti ambasadori Lu u përgjigj  me finesë “Asnjë shqiptar nuk beson sot se sistemi i drejtësisë është i pavarur. Nuk është i pavarur nga ryshfeti, nuk është i pavarur nga telefonatat, ku persona me pushtet i telefonojnë drejtpërdrejtë personat e drejtësisë, nuk është i pavarur prej presionit të krimit të organizuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.