Rama sërish takim me Metën, LSI ngul këmbë për ndryshime në qeveri

0
144

 

rama ke meta

Pas dorëheqjes së Nasip Naços dhe zëvendësimit të tij me Ylli Manjanin, një lëvizje taktike kjo nga ana e LSI-së, partia e Metës duket ende “e etur” për ndryshime të tjera në kabinetin qeveritar. Mësohet se aleati kryesor i Ramës po i ushtron presion të vazhdueshëm këtij të fundit për lëvizje të tjera në kabinetin që drejton. Kështu, pas takimeve të vazhdueshme të këtyre kohëve të fundit, kreu i qeverisë zhvilloi dje një tjetër takim me Kryeparlamentarin Meta në zyrën e këtij të fundit në Kryesinë e Kuvendit. Takimi kokë më kokë nisi rreth orës 08:30 dhe zgjati thuajse për 1 orë e 30 minuta. Kjo tejzgjatje e takimit duket se ka pasur në qendër të diskutimit pikërisht lëvizjet e fundit brenda mazhorancës, që prekin kabinetin qeveritar. Ndonëse Kryeministri Rama duket i vendosur për të mos ndryshuar qeverinë që drejton duke u thënë “jo” të vazhdueshme kërkesave të aleatit kryesor për rifreskim, duket se Meta tashmë ka shtuar presionin, duke kërkuar me domosdoshmëri disa lëvizje. Sipas zërave pranë LSI-së, mësohet se kreu i kësaj partie ka kërkuar që Kryeministri të ndryshojë ata ministra, të cilët janë akuzuar për korrupsion dhe tenderë joligjorë. Për Metën është e pafalshme që e gjithë qeveria të sulmohet për dy apo tre emra, për të cilët mund të ketë fakte se janë të përfshirë në korrupsion.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here