Kriza ekonomike dhe taksat  

0

 

Loading...

Fasonët ulin numrin e të punësuarve në Shkodër

 maxresdefault

Numri i personave të papunësuar është ulur në qytetin e Shkodrës, për shkak të taksave dhe krizës ekonomike. Alarmi u dha dje gjatë një takimi të biznesit të fasonëve për të ardhmen e zhvillimit të industrisë fasone, takim i cili u mbajt në kuadër të ditëve të festivalit italian në Shqipëri. Kështu, sipas të dhënave të publikuara në këtë takim, sektori fason nga 30% që zinte në totalin e përgjithshëm të industrisë përpunuese për 2014-ën, ka pësuar rënie, duke u spostuar.

Kreu i Dhomës së Fasonerisë, Gjergji Gjika, renditi disa problematikat e forta që po përballet ky sektor, që, sipas tij, nëse nuk ndërhyhet në kohë rrezikon ekzistencën. Gjika tha se situata në të cilën ndodhet biznesi i fasonëve në rast moslehtësimi të taksave, rrezikon që të mbyllë ciklin e prodhimit. Ndërsa Paulin Radovani, prefekt i Qarkut të Shkodrës, thotë se problem është fuqia punëtore. Në Shkodër operon një numër i konsiderueshëm biznesesh fasone që numërojnë rreth 6 mijë të punësuar. Kryesisht lidhjet më të forta janë prej 20 vitesh me tregun italian.

 

 

 

Loading...

Lini nje pergjigje