Krimi  / Vrasja në restorantin “Muraga”, viktima dhe i plagosuri, me precedentë penalë

0
170

 

 

Enton Nika, 30 vjeç, nga Tirana, mbeti i vdekur pasi u qëllua nga persona ende të panjohur në parkimin e bar-restorantit “Muraga”, i cili ndodhet në rrugën nacionale Tiranë – Dajt. I plagosur në ngjarje mbeti edhe Ismet Gaxheri, 30 vjeç, bashkëpronar i restorantit ku ndodhi ngjarja.

enton nika

Një person mbeti i vdekur pasi u qëllua me armë zjarri në një restorant në rrugën kombëtare Tiranë – Dajt, ndërsa pronari i restorantit mik me viktimën mbeti i plagosur pasi është goditur me qytën e pistoletës nga autorët. Enton Nika, 30 vjeç, nga Tirana, mbeti i vdekur pasi u qëllua nga persona ende të panjohur në parkimin e bar-restorantit “Muraga”, i cili ndodhet në rrugën nacionale Tiranë – Dajt. I plagosur në ngjarje mbeti edhe Ismet Gaxheri, 30 vjeç, bashkëpronar i restorantit ku ndodhi ngjarja. Nika kishte disa muaj i liruar nga burgu, ku njihej për bashkëpunim me bandën kriminale të Gaxhait. Bande që ka operuar gjatë viteve ’97-2000 dhe që Nika kishte nisur kontaktet dhe miqësinë kur ishte në burg me Gaxhain (Gazmir Brakën, ende në burg) dhe sipas burimeve për “Shqiptarja.com”, vepronte me të nga qelitë.

 

Dinamika e krimit

Zbardhet dinamika e vrasjes së ndodhur në restorantin “Muraga” në Dajt. Policia e Tiranës ka sqaruar të gjithë ngjarjen, duke u shprehur se është në kërkim të autorëve të këtij krimin. Më datë 11.11.2015, në orën 14:10 minuta në sallën operative ka mbërritur një telefonate se në fshatin e quajtur Mëzes, në rrugën e Dajtit, në restorantin me mbishkrimin “Muraga”, ka persona të qëlluar me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, si edhe Prokurori i gatshëm. Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi Enton Nikaj, 30 vjeç, është qëlluar me arme zjarri pistolete i cili me pas ka ndërruar jetë si edhe ka mbetur i plagosur Ismet Gaxheri (pronar i restorantit në fjalë) i cili dyshohet të jetë goditur me qytën e pistoletës. Viktima, Enton Nikaj, 30 vjeç, banues në Tiranë, me precedentë të mëparshëm penal. I plagosur, Ismet Gaxheri, banues në Tiranë me precedentë të mëparshëm penal. Pas këtij veprimi autoret e dyshuar janë larguar nga ambientet e restorantit me një automjet, të dhëna të tjera nuk mund të jepen për arsye hetimi. Gjatë këqyrjes të vendit të ngjarjes janë gjetur, fiksuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 copë gëzhoje pistolete, si edhe është bërë sekuestrimi i pamjeve filmike të kamerave që dispononte ky restorant. Gjithashtu nga ana e Policisë janë ngritur grupe të shumta kontrolli ku janë kryer një sërë kontrolle banesash dhe po punohet për zbardhjen e dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

 

Pamjet filmike

E gjithë ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë së restorantit. Bëhet fjalë për tri kamera në tri pozicione të ndryshme që kanë marrë pamje të momente të konfliktit. Pamjet janë administruar dhe janë duke u verifikuar pamjet e personave që duken aty. Elton Nika ka qenë në ambientet e restorantit bashkë me Ismet Gaxherin, aty ka nisur dhe konflikti mes tyre dhe personave që kryen vrasjen. Fillimisht e kanë goditur me grushte dhe më pas ka ndërhyrë Ismet Gaxheri që ka mbetur i plagosur pasi është goditur me qytën e pistoletës. Më pas autorët kanë qëlluar në drejtim të viktimës Elton Nika. Po kështu edhe personat që konfliktoheshin dukeshin qartë, duke krijuar edhe një imazh më të qartë të tyre. Ndërkaq në vendin e ngjarjes, policia sekuestroi një numër të konsiderueshëm gëzhojash ndërsa më shumë se 30 persona klientë apo persona të njohur me të dëmtuarit u shoqëruan nga policia në ambientet e saj.

 

SOMARIO

Hetimet policisë janë në disa pista, ku më kryesorja është ajo e një përplasjeje mes grupeve të mundshme rivale. Po kështu, nuk është përjashtuar as mundësia e një konflikti për çështje borxhesh. Viktima, Enton Nika, ka qenë i dënuar më parë për vrasjen e një personi të ndodhur në vitin 2006 dhe ishte dënuar me 15 vite burg.

 

BOX

Kontrolle në banesat e të dyshuarve

 

Pak orë pas vrasjes së ndodhur në afërsi të Freskut në Dajt, policia ka kryer kontrolle në banesat e të dyshuarve të ngjarjes. Kontrollet janë kryer në disa banesa pranë stadiumit “Qemal Stafa”. Në këtë bllok pallatesh policia kontrolloi banesën e E. Martinit, një nga personat që mendohet se mund të ketë dijeni mbi ngjarjen, apo që mund të ketë pasur konflikt me viktimën. Po ashtu, policia ka kryer kontrolle të shumta në banesa, objekte apo vende të ndryshme për të zbuluar fakte apo prova që dokumentojnë krimin e mesditës së të mërkurës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here