Autoriteti i Kontrollit Ushqimor /   Nis aksioni ndaj stabilimenteve të mishit

0
135

 

Stitched Panorama
Stitched Panorama

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar fillimin e një aksioni mbarëkombëtar ndaj stabilimenteve të mishit të përpunuar, që do të shtrihet në gjithë vendin për një muaj rresht. Ky vendim vjen pas alarmit të OBSH për rrezikun ndaj mishit të kuq dhe nënprodukteve të tij. Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Afrim Bakaj, paralajmëroi masa ekstreme ndaj çdo subjekti që nuk e shoqëron produktin me fletë origjine. Sipas Bakaj, me urdhër të ministrit dhe në kuadër të shqetësimit të OBSH-së do të kontrollohen të gjitha stabilimentet ndaj mishit të përpunuar, aksion i cili do të kryhet nga data 10 nëntori deri në 10 dhjetor. Gjithashtu ai paralajmëroj se do të mbyllet çdo stabilimenti që nuk plotëson kushtet, si dhe nuk do të lejohet shitja sallameve nëpër dyqane pa etiketë. Deklaratën kreu i AKU-së, Afrim Bakaj, e bëri nga qyteti i Elbasanit ku shtoj se në këtë qytet, janë 74 subjekte, kryesisht dyqane mishi dhe restorante që do kontrollohen nga inspektorët tatimorë, bashkiakë edhe te autoritetit të kontrollit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here