Virozat e stinës së dimrit, ja këshillat si t’i parandalojmë ato  

0
288

 

Stina e dimrit paraqet rrezikshmëri të lartë në shëndetin e njeriut, duke prekur shumicën e tyre me viroza që kalojnë në shkallë më të rëndë

te shtruarit e  spitalit  e QSUT-sëpital

Stina e dimrit gjithmonë shoqërohet me ankesat shëndetësore të njerëzve, si pasojë e virozave të cilat kthehen në një shqetësim të madh. Në lidhje me virozat e dimrit, mjekët bëjnë me dije një sërë këshillash për parandalimin, ose për mjekimin e tyre, në rast se virozat kanë shkuar në një shkallë më të rëndë. Diarreja, të vjellat, temperatura e lartë, acarimi i rrugëve aspiratore, krizat astmatike apo pickimet janë rastet më të shpeshta të paraqitjes së pacientëve pranë urgjencave. Ndërkohë, ata që preken më lehtësisht, janë fëmijët, të cilët e kanë më të vështirë ta kapërcejnë këtë problem, pasi vet mosha delikate e tyre bën që mos ti përballojnë shpejt virozat e stinës së dimrit. Nga ana tjetër, ajo qe mjekët këshillojnë për qytetarët, është që ata të heqin dorë nga përdorimi i medikamenteve mjekësore pa këshillën e tyre, kujdesi për t’u ruajtur nga luhatjet e temperaturave dhe shmangia pa kushte ndaj çdo gjëje që nuk afron higjienë. Alergjitë, pickimet, puçrrimet, çrregullimet elektrolitike së bashku me spoliatrozat manifestohen më së shumti aktualisht dhe këto përbëjnë edhe numrin më të madh të vizitave e ndërhyrjeve. Ajo që këshillohet në ditë të tilla është qetësimi i vetvetes dhe konsulta me mjekun pa i dhënë të drejtë vetes në përcaktimin e sëmundjes së sajuar. Por në ditë të tilla si në shtator dhe dhjetëditëshin e parë të tetorit mjekët kërkojnë më shumë kujdes në të veshur. Kjo do të thotë që qytetarët të vishen me pulovër në mëngjes e në mbrëmje dhe me bluzë e këmishë me apo pa mëngë në orët e ditës. Një mënyrë e tillë veshje shmang djersitjen e cila bëhet burim i prekjes nga ndonjë bronkit pulmonar apo edhe shpërthime emocionale me fajësime të shumta e të ndryshme.

 

BOX

Rrugët e transmetimit të virozave

 

Shkaktari (virusi) kalon nga i sëmuri në të shëndoshët nëpërmjet spërklave të pështymës (gjatë teshtitjeve, kollës apo duke folur) ose me anë të duarve (të sëmurët kur teshtitjen ose kolliten, zakonisht vendosin dorën para hundës e gojës. Duke u dhënë duart të tjerëve, virusi kalon në duart e të shëndoshëve e mandej në rrugët e tyre të frymëmarrjes. Këto dukuri bëjnë që virozat të përhapet me shpejtësi, sidomos në mjediset ku ka grumbullime njerëzish si: çerdhe, kopshte, shkolla, vende publike etj. Njihen shumë tipa virusesh si shkaktarë të “rrufës” ose “gripit”. Qendrat studimore parashikojnë tipin që do të qarkullojë më shumë dhe mbi këtë përgatiten vaksina kundër gripit të veçanta për çdo vit. Këshilla për të trajtuar gripin në kushte shtëpie Në rastet e një gripi pa ndërlikime fëmijët mund të trajtohem me anë të regjimit, ushqimit dhe çajeve të përgatitura në shtëpi. Asnjëherë nuk duhen të përdoren antibiotikë pa rekomandimin e mjekut. Klinika e virozave të stinës nuk është shumë e ndërlikuar, prandaj shpesh fëmijët trajtohen në shtëpi. Mjekët këshillojnë që gjithë vëmendja duhet përqendruar për të zbutur shenjat e sëmundjes. Për uljen e temperaturës duhet vepruar si për çdo rast tjetër. Fillimisht matet temperatura e në varësi të saj mund të përdoren kompresa ose banjo. Ndërkaq, nuk duhen dhënë aspirina, pasi mund të shkaktojnë një gjendje me rrezik, sindromën Rhey, janë këshillat që mjekët bëjnë me dije. Po ashtu, duhet të vërejmë simptomat e para të gripit, siç janë: përgjumësia, refuzimi i marrjes së gjirit ose biberonit, mavijosja që thellohet herë pas herë (në vend të kollës) në një fëmijë të moshës së gjirit. Këto janë shenja tepër shqetësuese për mahisje të rënda të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes prandaj pa humbur kohë lidhuni me mjekun. Shpeshtësia e madhe e frymëmarrjes, shoqëruar me kollë ngacmuese, rënkime, mavijosje të buzëve, zgjerim të vrimave të hundës, thellim të hapësirave midis brinjëve janë shenja tipike të mahisjeve të rënda të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes (Bronkiolite, Bronkite, Pneumoni). Mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga gripi është t‘i kushtojmë më shumë kujdes pastrimit të objekteve dhe higjienës personale. Larja e rregullt e duarve me ujë të rrjedhshëm e sapun ndihmon që viruset të mos kalojnë nëpër trup. Shpesh kur teshtinë njerëzit mbrohen me duar prandaj larja e tyre bën që virusi të mos transmetohet. Për të mbajtur larg sëmundjet e stinës duhet të konsumoni të paktën pesë racione zarzavate të stinës dhe fruta të freskëta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here