Standard.al

Veliaj/ Përfaqësues të shkollave dhe universiteteve, pjesë e Këshillit Bashkiak

0

Erion-Veliaj1

 

Në një takim me të rinjtë në Këshillin Bashkiak, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, premtoi se shqetësimet e tyre do të jenë prioritet i Bashkisë. “Ne duam që të kemi një proporcion kuotash, nga 61 anëtarë që ka Këshilli Bashkiak, një pjesë të jenë presidentët e gjimnazeve, pjesa tjetër të jenë senatorë të universiteteve dhe organizatave rinore, që të dëgjojmë zërin e të rinjve”, – tha Veliaj. Më tej, Veliaj theksoi se çdo ministër, pjesë e kabinetit qeveritar, ka marrë në patronazh një gjimnaz të Tiranës për t’u informuar më shumë në lidhje me atë çfarë ndodh nëpër gjimnaze. Gjithashtu, në mbështetje të këtyre nismave, ai tha se këtë javë, Bashkia e Tiranës ka nisur riparimin e disa shkollave në kryeqytet. Kryetari i Bashkisë njoftoi se për nxënësit më të mirë do të rikthehet tradita e bursave, ku secili nxënës që është i shkëlqyer në shkollë, të mund të marrë një pagesë të vogël inkurajimi. Ndërsa sa i përket buxhetit, kreu i Bashkisë theksoi se është trefishuar buxheti që do të shkojë në shërbim të të rinjve, siç është karta e studentëve, karta e transportit për ata që janë studentë dhe nxënës, apo për vizita në kinema dhe muze.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.