Shqipëri-Bullgari, Klosi firmos marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën sociale

0
117

 

klosi22

Shqipëria dhe Bullgaria kanë rënë dakord të kenë një bashkëpunim konkret në një sërë fushash të çështjeve sociale, siç janë: punësimi, arsimi profesional, përfshirja sociale apo edhe pensionet. Për këtë qëllim, ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, që ndodhet në një vizitë zyrtare në Sofje, dje nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me homologun e tij bullgar, Ivailo Kalfin. Në një status në rrjetin social “Facebook”, Klosi bënte me dije marrëveshjen e bashkëpunimit të nënshkruar me Bullgarinë. “Takova sot në Sofje zëvendëskryeministrin, njëkohësisht ministër i Punës dhe Politikave Sociale, z. Ivailo Kalfin, me të cilin nënshkruam Marrëveshjen e Programit të Bashkëpunimit 2016-2017. Gjithashtu biseduam rreth mundësive të bashkëpunimit në fusha të tilla, siç janë: përfshirja sociale, punësimi, shkollat dhe qendrat profesionale, si dhe sigurimet shoqërore”, – shkruan Klosi. Gjithashtu ministri beri të ditur se gjatë këtij takimi, një vend të veçantë zunë marrëdhëniet mes dy vendeve tona, si dhe bashkëpunimi që mund të vijë edhe në kuadër të procesit të integrimit në BE. “Për më tepër, në këtë takim u diskutua rreth mundësive të bashkëpunimit për projekte të përbashkëta mes Bullgarisë, si vend anëtar i BE-së dhe Shqipërisë, si vend kandidat për të hyrë në BE, në fushat e interesit të përbashkët”, – thotë Klosi në statusin e tij. Ai shton gjithashtu se ministri bullgar, Kalfin, nga ana e tij theksoi vullnetin e qeverisë bullgare për mbështetjen dhe asistencën ndaj vendit tonë në rrugën e integrimit evropian.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here