PD:  Ja dokumenti ku shpallet fitues djalin e Leskajt dhe i kërkon të firmosë kontratën

0
121

 

vokshi dhe beqaj ne kuvend

Paria Demokratike reagoi dje sërish lidhur me tenderin e dhënë për djalin e deputetes Leskaj duke shprehur një sërë akuzash për qëndrimet e OSHEE dhe qeverisë.

“Faktet janë këto; 700 milionë lekë Edi Rama ka vendosur tia japë djalit të deputetes Leskaj, për trajtimin e stresit të punonjësve të OSHEE, për një punë 4 mujore.

Pra 6 milionë lekë në ditë për djalin e deputetes, ndërkohë që 1 e treta qytetarëve jetojnë në mjerim të plotë. 6 milionë lekë në ditë për stresin e OSHEE, kësaj bande kriminale, që ka shkaktuar depresion tek qytetarët, që ka çuar në vetëflijim 4 kryefamiljarë, me arrogancën e padrejtësitë e saj”, tha deputetja e PD-së Vokshi. Sipas saj paratë e marra me kërbaç e me burg tek të pamundurit përfundojnë në tendera korruptim për miqtë e qeverisë.  “Po ky dokument, çfarë tregon? Operatori i shpërndarjes së energjisë, formulari i njoftimit të fituesit; Ku thotë se është shpallur fituesi ABKONS  e Besnik Leskajt. Ku i kërkohet kësaj kompanie të paraqitet në zyrat e OSHEE për të lidhur kontratën. Ja ku është e zeza mbi të bardhë. Ky pra është shteti i koprruptuar i Edi Ramës, që mashtron, vjedh dhe ndan paratë e gjakut të shqiptarëve me miqtë e klientët”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here