Merrnin lekë për regjistrimin e bizneseve në QKR, 5 në pranga

0
124

 

 Plumba ndaj policisë, në pranga 4 të rinj të akuzuar për vjedhje me dhunë

Pesë persona, mes të cilëve dy punonjës të QKR-së në Fier janë vënë në pranga mbrëmjen djeshme, pasi në bashkëpunim me persona të tjerë merrnin lekë për të regjistruar bizneset. Gjatë mbrëmjes, Policia e Fierit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Q.K.R”, i zhvilluar me metoda speciale të hetimit. Sektori për Krimin Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me Taks-Forcën e Prokurorisë Fier, mbas një pune dy mujore me metoda speciale të hetimit, finalizuan operacionin “Q.K.R”, ku në përfundim të tij u arrit të kryej arrestimi, për veprën penale të “Korrupsionit pasiv “të shtetasve: Mehmet Muskaj, 44 vjeç, Martin Tahamazaj, 40 vjeç. Këta dy persona mbanin detyrën e punonjësve pranë zyrës vendore të QKR-së në Fier. Gjithashtu janë vënë në pranga edhe Zalo Mukaj, 50 vjeç, Nexhat Kulla, 55 vjeç, Ervin Kumaraku, 34 vjeç. Gjithashtu është shpallur në kërkim edhe 49-vjeçari me inicialet A. H., për veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”, pasi këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin, ju merrnin lekë shtetasve të ndryshëm që aplikonin për t’u regjistruar në zyrën e QKR-n e Fierit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here